BREAKING NEWS

Lajme të mira pas krizës nga COVID-19/ Ministrja e Financave zbulon kur do të hapen të gjitha bizneset

Lajme të mira pas krizës nga COVID-19/ Ministrja e Financave zbulon
x

Aktualitet

Shuma 5 milionë dollarë e SHBA për tërmetin në Konferencën e Donatorëve, Marko Kepi tregon arsyen: Ja çfarë më thanë në ambasadë

Shuma 5 milionë dollarë  e SHBA për tërmetin në

Marko Kepi është një ndër emrat më të njohur shqiptar në Amerikë, por muajt e fundit edhe në Shqipëri.Ai njihet për përfshirjen e tij në politikën amerikane, si një mbështetës i Partisë Republikane dhe Presidentit Donald Trump.

Edhe për tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit, Kepi së bashku me gazetarin Marin Mema, nën emrin e shoqatës së krijuar “Rrënjë Shqiptare” u gjenden përsëri pranë njerëzve në nevojë, të cilët u prekën nga ky tërmet.

I ftuar në ABC News, Marko Kepi tha se është duke u punuar për ndërtimin e shtëpive, që janë shkatërruar në zonën e Krujës, dhe Shijakut. Tashmë “Rrënjët Shqiptare” kanë arritur të ndërtojnë 4 shtëpi. Kepi dha mendimin e tij për donacionin e qeverisë amerikane 5 milionë dollarë, ndaj qeverisë shqiptare për tërmetin, ku sipas tij kjo varet nga besimi që ata kanë në qeverinë shqiptare.

Kepi tha se e mendonte kështu, duke u nisur edhe nga një takim që kishte zhvilluar në ambasadën amerikane, në Shqipëri ku kishte marrë si këshillë, që fondet që kishin mbledhur bashkë me Marinin, ti menaxhonin vetë, dhe jo duke i kaluar nga qeveria.

Pjesë nga biseda në studio:

Gazetari: Ju keni mbledhur 1.6 milion dollarë, gati 1/3 e asaj që SHBA dha si shtet, Mund të na shpjegoni pak si duhet ta interpretojmë këtë?

Marko Kepi: Në si organizate, me Marinin kemi bërë çmos që brenda 3 ditëve që të mblidhnim sa më shumë fonde për banorët që janë prekur nga tërmeti. Nga ana e shtetit amerikan nuk di të them pse kanë dhënë kaq pak, duhej dhënë më shumë por varet se sa besim kanë ata tek shteti dhe qeveria që ti japin fonde këtij shteti. PSH, kur ne kemi biseduar në takimin që kishim me ambasadën amerikane, pasi grumbulluam fondet, ata na dhanë një këshillë: Këshilla më e madhe që mund të të japim për këtu në Shqipëri, punoni me Marinin dhe si organizatë jashtë qeverisë.

Gazetari: Këtë ja u ka thënë ambasada amerikane?

Marko Kepi: Po, pasi ne e pyetëm a keni një person këtu në Shqipëri, një departament që ne mund të punojmë me to dhe të na ndihmojnë me anë n e buxhetit, gjetjet e shtëpive etj, ata na thanë se sugjerimi më i mirë ishte ti gjenim vetë, siç jeni organizatë joqeveritare.