BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Aktualitet

Shumë i ri, vdes i pesti me koronavirus në Shqipëri nga COVID-19, ja nga cili qytet është

Shumë i ri, vdes i pesti me koronavirus në Shqipëri nga

Rritet numri i bilancit të viktimave në vendin tonë, duke shkuar në 5 persona. Bëhet fjalë për një pacient 50-vjeçar nga Puka, por me banim në Tiranë ka ndërruar jetë sot në Spitalin Infektiv në Tiranë. Lajmi u konfirmua nga burimet spitalore. Deri tani  në vendin tonë kanë humbur jetën  5 persona, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 104.

Bluzat e bardha dhe ekspertë të tjerë të Shëndetësisë janë shprehur se qytetarët duhet t'i ndihmojnë në këtë “betejë” duke zbatuar rregullat e karantinës, pasi siç theskojnë ata, vetëm kështu Shqipëria mund të triumfojë me pasoja më të vogla.

Ministria e Shëndetësisë pritet të konfirmojë në orën 11:00 zyrtarisht numrin e të vdekurve dhe personave të infektuar nga coronavirusi. Shqipëria ka bllokuar çdo aktivitet deri në uljen e agresivitetit të pandemisë COVID-19, e cila për fat të keq u ka marrë jetën mijëra personave në mbarë botën.