BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Si do funksionojë lista e zezë? Kryeministri jep direktivat në mbledhjen e sotme për ndërtimet pa leje/ Shteti me dorë të hekurt: Objektet do të konfiskohen dhe do përdoren për interesa publike, 3 vite burg për…

Si do funksionojë lista e zezë? Kryeministri jep direktivat në

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se Policia e IKMT do të kenë të gjitha instrumentat e duhura ligjore për ndalimin e ndërtimeve të paligjshme, por edhe për cilësinë e punimeve, që tërmeti i 2019-tës, na tregoi që ishin shkelur.

Tema e takimit të mbajtur në Ministrinë e Brendshme, me praninë dhe të vetë kryeministrit Edi Rama është mbrojtja e Territorit dhe zbatimi rigoroz i Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme, nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore.

Në fjalën e saj Gjonaj u shpreh se çdo objekt që ndërtohet pa leje, mund të konfiskohet nga shteti dhe të përdoret për interesa publike, si dhe investitorët që shkelin lejen zhvillimore mund të futen në një listë të zezë, dhe të mos marrin projekte për 5 vite.

“Është shumë e rëndësishme që të jemi në këtë takim, pas nismave ligjore që kjo qeveri ka ndërmarrë, qoftë për ndërtimet pa leje, nga investitorët te çdo subjekt që është u përfshirë, paketa ligjore përcakton qartësisht rolin e secilit.

Tërmeti na vuri në pah kujdesin që duhet të kemi sa i takon ndërtimeve, dhe të gjithë personave përgjegjës, por edhe mbi rolin që do të ketë Policia e Shtetit për kontrollin e territoreve. Policia është përgjegjëse dhe ka kompetenca për të parandaluar ndërtime pa leje, dhe për të referuar në prokurori çdo subjekt që ka kryer shkelje jo në përputhje me lejen.

Pasojat e tërmetit na bënë të kuptonim gjithashtu se çdo tolerim në cilësinë e punimeve, sjell pasoja njerëzore dhe dëme të shumta ekonomike, janë mina me sahat, që mund të plasin në ço kohë.  

Kjo nuk lidhet vetëm me parandalimin e ndërtimeve pa leje, po lidhet me mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Policia dhe IKMT kanë në dorë çdo instrument për të përmbushur detyrën, duhet vetëm një vullnet i fortë për të zbatuar legjislacionin që është në fuqi.

Mund të them që nga gjithë ndryshimet ligjore, IKMT ka instrumentet e posçëm, duke u vendosur në dijeni dhe nga ata persona që janë pjesë e kompanive private, çdo mbikqyrës që ka si detyrë kontrollin e ndërtimit, edhe në rastin kur është me leje dhe ajo nuk zbatohet, është i detyruar që të lajmërojë IKMT-në, e cila mund të vendosë iniciativa penale.

Kush ndërton pa leje një objekt, mund t’i konfiskohet për interes publik, dhe një sërë masash të tjera të forta. Çdo kompani që shkel lejen, ky subjekt apo investitorë futet në një listë të zezë, për 5 vite nuk ka të drejtë të marrë leje shfrytëzuese. Do të ketë dënim deri në 3 vite burg për funksionarët publikë që nuk veprojnë për ndërtimet pa leje”, u shpreh Gjonaj.