BREAKING NEWS

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i
x

Aktualitet

Si do të procedohet me pagesën e energjisë për muajin maj? Administratori i OSHEE u jep përgjigjen e prerë qytetarëve

Si do të procedohet me pagesën e energjisë për muajin maj?

Administratori  i OSHEE-së Adrian Çela tha në “Opinion” se faturat e muajit Mars do të paguhen.

“Absolutisht po. Nëse nuk paguhen dritat si do garantohet furnizimi? OSHEE është një kompani tregtare që ofron një produkt. Ne u kemi krijuar shumë mundësi qytetarëve për të paguar energjinë, përveç sporteleve online, me postën, përmes aplikacionit.

I pyetur lidhur me ankesat e disa qytetarëve për faturime më të larta se konsumi, Çela pohoi:

Ka një problematikë që lidhet me situatën që po kalojmë. Cikli i leximit mujor fillon rreth datës 20. Dhe ne kemi filluar ciklin e leximit rreth datës 20, por duke qenë se shumë familjarë apo biznese kanë qenë të karantinuar dhe nuk mund të lexohej, ka një vendim të entit që thotë: në ato raste që nuk lexohet vendoset vlera referuese e të njëjtit muaj të vitit të kaluar dhe më pas do të sistemohet.

Çela shpjegoi se edhe nëse në ndonjë rast ka mbifaturim, kjo do të kompensohet në muajin pasardhës.

Më të lexuarat