BREAKING NEWS

Mblidhet Kuvendi, deputetët kërkojnë interpelancë URGJENTE me kryeministrin Rama, ja çfarë është e paralajmëruar të ndodhë sot

Mblidhet Kuvendi, deputetët kërkojnë interpelancë URGJENTE
x

Aktualitet

Si nisi sherri mes fqinjëve në Durrës për një vend parkimi, njëri nxorri armën dhe plagosi nënë e bir (DETAJET)

Si nisi sherri mes fqinjëve në Durrës për një vend

Nënë e bir janë plagosur me armë zjarri nga një 45-vjeçar, pas një sherri për një vend parkimi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 në Durrës.

Sipas informacioneve, shkak i konfliktit ka qenë një vend parkimi për makinën. Bëhet me dije se autori dhe të plagosurit janë komshinj. Fillimisht ata janë përleshur me njëri-tjetrin, ndërsa më pas njëri prej tyre ka marrë armën dhe ka plagosur dy persona.

Njoftimi i Policisë

Më datë 23.02.2021, rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta, shtetasi J.Z., rreth 45 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin F. Ç., rreth 23 vjeç.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe shtetësja V. Ç., rreth 45 vjeçe, ( e ëma e shtetasit F. Ç.,), e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar shtetasi Z. J., është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.