BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Si po monitorohet situata e krijuar nga koronavirusi? Kryeinspektori Shkëlqim Hajdari zbulon taktikat strategjike që po ndiqen në gjithë vendin

Si po monitorohet situata e krijuar nga koronavirusi? Kryeinspektori

Kryeinspektor i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari deklaroi se pavarësisht situatës së vështirë për shkak të COVID-19, aktualisht në terren janë grupe punë që monitorojnë se si i zbatojnë masat bizneset.

Në një intervistë për gazetaren Klodiana Lalën, Hajdari pohoi se në terren janë që nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati i Barnave, apo dhe ai i Mbikëqyrjes së tregjeve. Hajdari pohoi se gjatë kontrolleve në terren ka pasur raste që shumë biznese janë gjobitur, apo dhe më kaq, janë pezulluar, ndërsa pohoi se 20 farmaci janë penalizuar me masa administrative.

Mes të tjerash Kryeinspektor i Përgjithshëm tha se pikat kufitare do të vijojnë të jenë të mbyllura për qytetarët, pasi lëvizja nga një vend në tjetrin e rrit rrezikun për përhapjen e COVID-19.

INTERVISTA

C’mund të na thoni për situatë, a zbatohen rregullat nga bizneset?

Që me fillim e pandemisë, kam urdhëruar që të punojmë me grupe të gatshme. Në distancë punojnë femrat dhe të moshuarit. Janë në krye të punëve Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati i barnave, i Mbikëqyrjes së tregjeve. Ne kemi mundësi që dhe pa dalë fare në teren, i ndjekim online inspektimet e inspektorëve. Aty ku ka grumbullime punonjësish, si call centre e fasoneritë, mundësia për përhapjen e COVID është e madhe. Por ata (kompanitë) janë bërë të ndërgjegjshëm me kalimin e ditëve. Respektohet distanca ndërmjet punonjësve. Shumë punonjës po merren në punë dhe po dërgohen në shtëpi nga kompanitë.

Ka biznese që janë gjobitur? Po Call Centre e fasoneritë ?

Ka biznese që janë gjobitur dhe nga ata që janë pezulluar. Call Centre e fasoneritë janë të detyruara të ulin numrin e punonjësve, po punojnë 30% e tyre. Po ju them disa të dhëna që kam marrë nga tereni. Kam inspektuar pikën e kalimit kufitar të Morinës dhe Kavajës. Aty kam konstatuar dy gjëra, që janë për t’u përshëndetur; të gjithë po kryejnë punën e tyre. S’kemi asnjë inspektor të infektuar në këto pika. Kam pyetur me shumë kujdes dhe autoritetet doganore, dhe numri i shoferëve janë po ato, dhe janë të pa infektuar. Kjo tregon se të gjithë po ndërgjegjësohen çdo ditë. Kam shkuar në kufi për dy arsye, që kjo situatë të shfrytëzohet nga biznese që të fusin në Shqipëri produkte jo të mira. Unë do dal përsëri në terren, shpresoj të mos kemi shoferë dhe inspektorë të infektuar

Abuzimi i farmacive me çmimet, sa janë gjobitur?

Në rang kombëtar kemi rreth 20 gjoba. Në lidhje me çmimet është krijuar nga Task Forcë, që ka gjobitur goxha, kur ka parë biznese që nuk respektojnë masat.

Kufiri me Greqinë, shqiptarët bllokohen nga pala shqiptare. A mund të na jepni një mendim cfarë po ndodh?

Nëse para 4-5 ditëve ishin të mirëkuptuar, tani nuk janë më. Kanë marrë informacion, se si në Greqi, si në Shqipëri jemi njëlloj të rrezikuar, por lëvizja e rrit rrezikun. Tani pikat kufitare janë më të sistemuara. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen, sepse vetëm në raste të jashtëzakonshme, të ndonjë vdekjeje, mund të lihen të lirë. Për asnjë arsye tjetër s’ka lejim, kufiri është i mbyllur.

A keni ushtruar kontrolle në media, i kanë zbatuar masat?

Kemi inspektuar mediat që punojnë në mënyrë elektronike, portalet. Televizionet nuk i kemi kontrolluar, sepse i kanë marrë masat, siç është dhe televizioni juaj. Kemi kërkuar që edhe portalet të respektojnë masat, pasi punojnë në zyra të mbyllura. Gazetarët janë njerëzit më të përgjegjshëm, e ndjenjë rrezikun./ BW