BREAKING NEWS

Lajme të mira pas krizës nga COVID-19/ Ministrja e Financave zbulon kur do të hapen të gjitha bizneset

Lajme të mira pas krizës nga COVID-19/ Ministrja e Financave zbulon
x

Aktualitet

Si qëndron e vërteta e rritjes së çmimit të maskave? Reagon Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve: Ja çfarë na kërkoi Kina

Si qëndron e vërteta e rritjes së çmimit të maskave?

Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma ka reaguar pas shqetësimit të ngritur për rritjen e çmimit të maskave.

Ajo shprehet se rritja e çmimeve ka ardhur pasi depot i kanë shitur produktet me çmime më të larta.

“Rritja e çmimeve ka ardhur pasi depot i kanë shitur produktet me çmime më të larta, farmacistët kanë faturat për këtë. Pas shpërthimit të epidemisë, Kina ka kërkuar që t'i kthehen mbrapsht maskat që më herët ka importuar dhe nuk ka sjellë furnizime të tjera. Për pasojë, depot furnizohen nga vendet e rajonit. Nuk mund të jap një afat për uljen e çmimeve pasi kjo do të varet nga ndërhyrja e institucioneve të tjera shtetërore” tha ajo.