BREAKING NEWS

Kryeministri Rama sulmon ashpër Bashën nga Kongresi i PS: Je kundërshtari më i ulët ...

Kryeministri Rama sulmon ashpër Bashën nga Kongresi i PS: Je
x

Aktualitet

Si reagoi Salvini kur i valëvitën flamurin kuq e zi në miting? Politikani befason me deklaratën: Na ka ardhur në majë të hundës me...

Si reagoi Salvini kur i valëvitën flamurin kuq e zi në miting?

Matteo Salvini gjatë një mitingu në Emilia-Romagna, teksa një qytetar po valëviste flamurin italian, shqiptar dhe të Lega-s bashkë, është shprehur se shqiptarët që janë me dokumente të rregullta në Itali, janë vëllezërit dhe motrat e tij.

“Shikoni sa i bukur ai flamur, krahas flamurit trengjyrësh, është flamuri i Legas dhe flamuri shqiptar. Sepse kush ka ardhur nga larg me dokumente të rregullta në Itali, paguan taksat dhe ngjall respekt, është vëllai im, është motra ime.

Rroftë komuniteti i emigrantëve, të respektueshëm, të integruar dhe me edukatë. Italia është shtëpia juaj. Na ka ardhur në majë të hundës me shpërndarësit e drogës, dhe tutorët e prostitucionit. Për këta kemi një biletë vetëm vajtje, për t'u kthyer andej nga kanë ardhur” deklaroi Salvini.

Matteo Salvini deri pak muaj më parë ishte pjesë e qeverisë italiane, por më pas kaloi në opozitë.