Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si skenar filmash/ Policia zbardh vrasjen e 26-vjeçarit në Tiranë, arrestohen 4 persona, shpallen në kërkim 2 djemtë e pronarit të vilës (DETAJE TË RËNDA)

Postuar: 23/08/2019 - 09:55

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në Tiranë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri 26-vjeçari Indrit Çela, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital.

Shpallen në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dy vëllezër, djemtë e pronarit të vilës, si autorë të dyshuar të ngjarjes.

Arrestohen në flagrancë për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetes”, 4 shtetas, mes tyre edhe pronari i vilës.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore intensive, duke përdorur edhe metodat speciale të hetimit, ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 22.08.2019, rreth orës 11.00, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, Tiranë.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se ne ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe, shtetasi G.K, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. K, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin I.Ç, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës, ka plagosur rëndë me armë zjarrin shtetasin I.Ç, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

E.S., 43 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

F. B, 41 vjeç, B. K., 54 vjeç dhe L. Ç., 36 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se kanë qenë prezent në momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar organet kopetente sipas detyrimit ligjor.

Vijon puna për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim.

Po nga veprimet hetimore, rezultoi se këta shtetas kanë biseduar me shtetasin L.V, me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të kryera, shtetasi L.V., 27 vjeç banues në Tiranë, gjatë orëve të vona të natës është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 23:46

Gazetari Artan Hoxha me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për takimin që ka patur me menaxherin e njohur Shameti dhe me presidentin e Skënderbeut, Ardian Takaj.

Postuar: 20/09/2019 - 23:12

 Mirald Metallari 22-vjeçari, që vrau nënën dhe babanë e tij rreth një vit e gjysmë më parë

Postuar: 20/09/2019 - 23:02

 Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pasi motoçikleta me të cilë

Postuar: 20/09/2019 - 22:37

Pas shtrimit të fushës, sot në mbrëmje është testuar edhe ndriçimi në stadiumin “Arena Ko

Postuar: 20/09/2019 - 22:28

Gazetari, Basir Çollaku tregoi sesi nisi rrënimi i dosjes "Tahiri" dhe që u finalizua m

Postuar: 20/09/2019 - 22:27

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë specialistët e UKT që brenda një kohe r

Postuar: 20/09/2019 - 21:30

Gazetari, Basir Çollaku, thotë se shpërdorimi i detyrës nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahi