Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si u arratis Gruevski?/ Mediat malazeze publikojnë pamjet

Postuar: 17/11/2018 - 20:46

Largimi ish kryeministrit Nikola Gruevski nga Maqedonia drejt Hungarisë duke kaluar tre shtete ka ngjallur reagime të shumta. Së fundmi mediat serb dhe ato malazeze duke iu referuar burimeve të tyre shkruajnë se Gruevski ka ndjekur itinerarin Maqedoni-Shqipëri-Mali i Zi-Serbi për të mbërritur më pas në Hungari, aty ku ka kërkuar azil politik me pretendimin se në vendin e  tij i rrezikohet jeta.

Sipas gazetës malazeze ‘Vijesti’ Gruevski nga Shqipëria ka hyrë në Mal të Zi më 11 nëntor në orën 19:19 përmes vendkalimit kufitar Bozhaj. Në të njëjtën ditë në ora 22:16 është larguar nga Mali Zi duke hyrë në Serbi përmes vendkalimit kufitar Dobrakovo.

Ai ka hyrë në Serbi me një veturë me targa 55AO5 dhe shoqërohej nga  zëvendës ambasador hungarez në Mal të Zi Casar Josef Zoltan dhe konuslli Felegjazi Shaba.

Media malazeze gjithashtu ka nxjerrë edhe disa fotografi te Gruevskit ku pretendohet se ka kaluar nga Mali i Zi për në Serbi.

Kujtojmë se ish kryeministri i Maqedonisë është dënuar me 2 vite burg për shpërdorim detyre.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/02/2019 - 15:11

Ditën e sotme në qytetin e Kavajës një automjet është përfshirë nga flakët. Mjeti ka shpërthyer në flakë në pjesën e përparme, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.

Postuar: 21/02/2019 - 14:40

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Armando Sulejmanin,

Postuar: 21/02/2019 - 14:32

Në përgjigje të interesit të disa mediave, lidhur me truprojet e zotit Sali Berisha, Garda e Repu

Postuar: 21/02/2019 - 12:36

Sapo janë zhvendosur para Kryesisë së Kuvendit protestuesit dhe deputetët e opozitës.

Postuar: 21/02/2019 - 12:03

Ka përfunduar protesta para Parlamentit.