BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-LSI, nga largimi i bashkëpunëtores së tyre të kasafortave, te shkërmoqja ...

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e
x
BREAKING NEWS

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e “çmendur” e Agron Zhukrit, si u bë milioner nga gruaja e tij që nuk i justifikon dot të gjitha të ardhurat e saj me pagat dhe aktivitetin privat, zbardhen “flamujt e kuq” në KPK...

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve, nga indeksimi, kompensimet, ndryshimet në fshat dhe qytet dhe deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi, nëse është trim le të...

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do
x
BREAKING NEWS

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet, zbardhen provat dhe dëshmitarët që kanë plasur “bom...

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit,
x

Aktualitet

Si u zbulua kufoma? Fëmijët ekzekutuan dhe groposën të atin në kasollen e bagëtive, vëllai i viktimës hap dyert e mortit

Si u zbulua kufoma? Fëmijët ekzekutuan dhe groposën të atin

Janë zbardhur të tjera detaje lidhur me krimin makabër të ndodhur në fshatin Shën Vlash të Durrësit, ku tre fëmijët, 25, 21 dhe vajza 19 vjeçe kanë marrë pjesë në vrasjen dhe më pas groposjen e babait të tyre, Pëllumb Meta në kasollen e bagëtive.

Kanë qenë kamerat e sigurisë të cilat kanë zbuluar lëvizjen e makinës së viktimës një ditë pas denoncimit, pikërisht më 14 shkurt që ka nxitur policinë të krijojnë dyshimet se nuk kishin të bënin me një rast zhdukjeje të zakonshme. Aq më tepër nga informacionet që kishin marrë 49 vjeçari nuk ishte person që humbte kontaktet me familjen.

Ndërkohë është bërë dhe gjurmimi i tabulateve telefonike dhe ka rezultuar se telefoni i viktimës ka qenë ende në ambientet e shtëpisë.

Viktima është vrarë më 10 shkurt 2024 rreth orës 15:00, ndërsa 3 ditë më pas vetë ekzekutori, Hysen Meta ka bërë denoncimin për zhdukjen e tij.

Pasi e kanë ekzekutuar Hyseni dhe Hygerta janë përpjekur të fshehin gjurmët. Për këtë kanë kërkuar ndihmën e vëllait të vogël, Amarildo i cili ka ndihmuar dhe të hapë gropën ku kanë varrosur të atin, sipas policisë e cila zbuloi vrasjen, 13 ditë më pas, pikërisht më 23 shkurt duke arrestuar dhe 3 fëmijët.

Fillimisht krimi u mor përsipër nga vajza 19 vjeçare duke thënë se babai kërkonte ta fejonte pa dëshirën e saj me një emigrant në Itali, por dje pasdite pas disa orëve marrjes në pyetje Hysen Meta ka pranuar se ishte ai ekzekutori dhe secili prej fëmijëve ka shpjeguar rolin e tij dhe cfarë ka ndodhur. 

Si 19-vjeçarja, edhe vëllezërit kanë dëshmuar se shkak kanë qenë konfliktet e vazhdueshme në shtëpi që arritën kulmin me fejesën pa dëshirë të motrës së tyre. Policia konfirmoi se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një konflikt të çastit, por një plan të menduar nga dy fëmijët, Hygerta dhe Hyseni së bashku'

"Shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kanë deklaruar se motivi I vrasjes ka qenë konfliktet e vazhdueshme familjare që kanë pasur dhe nxitja e babait për një periudhë kohe që vajza të fejohej me një person pa dëshirën e saj" tha dje drejtori I policisë së Durrësit Skënder Hitaj.

Ndërkohë sot familja e vëllait të Pëllumb Metës ka hapur dyert e mortit për ti dhënë lamtumirën nga banesa e tij 49 vjeçarit që u vra nga fëmijët. Dy vëllezërit kishin banesat afër në Shënvlash. 

Më të lexuarat