Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sinoptikania tregon qytetin më të nxehtë në Shqipëri që ka shënuar temperatura afrikane

Postuar: 14/08/2019 - 15:36

Prej disa ditësh i nxehti afrikan vijon të dominojë edhe vendin tonë. Temperaturë ekstreme është shënuar së fundmi në Kuçovë, plot 42 gradë celcius. Por kjo nuk është një temperaturë e pahasur më parë në këtë qytet.

Sinoptikania Rezarta Xhikollari, pranë Shërbimit Meteorologjik të Forcave Ajrore, është shprehur për Mapo se Kuçova është e ekspozuar ndaj të nxehtit afrikan pikërisht për shkak të pozitës gjeografike, relievit kodrinor-fushor, si edhe për shkak të puseve të naftës që posedon, të cilat fatkeqësisht nuk simbolizojnë më pasuri, por shihen si gangrenë ndotjeje.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari ka bërë me dije se përgjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar 3 zjarre por që janë izoluar shumë shpejt dhe nuk kanë marrë përmasa të mëdha. Pyetjes nëse janë marrë deri më tani masa paraprake nga ana e bashkisë, Hajdari i është përgjigjur:

“Ndonëse nuk ka patur raste alarmante, ne vijojmë të mbetemi në monitorim të situatës, si për popullatën ashtu edhe për rreziqet nga zjarri. Të premten është bërë një mbledhje e shtabit të emergjencave, ku është kërkuar rritja e gatishmërisë nga institucionet kryesore të bashkisë, pra të zjarrfikësve, ujësjellësve, etj.”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 13:10

Kandidati më favorit sipas KLP për t’u bërë kryeprokuror me një mandat 7-vjeçar pa të drejtë rikandidimi është Olsian Çela.

Postuar: 14/11/2019 - 12:44

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muzgu”, për kapjen e një shtetasi shqiptar t

Postuar: 14/11/2019 - 12:29

Mëngjesin e sotëm Arta Vorpsi sfidoi Presidentin Meta duke u betuar para noteres dhe duke marrë k

Postuar: 14/11/2019 - 12:26

Policia ka njoftuar se është vënë në pranga biznesmeni vlonjat Pëllumb Petritaj.

Postuar: 14/11/2019 - 12:23

Shtypi italian i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Shqipërisë ditën e sotme, dhe më konkretisht

Postuar: 14/11/2019 - 11:43

Pas seancës së djeshme dëgjimore, KLP ka renditur Olsian Çelën të parin në listën që do i dërgohe