Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Situatë alarmante në Lezhë, zjarri rrezikon banesat e fshatit Torovicë

Postuar: 17/07/2017 - 11:28

Vijojnë të shpërthejnë vatra zjarri në rrethin e Lezhës, kësaj here në fshatin Torovicë. 

Pavarësisht uljes së temperaturave, flakët rrezikojnë kishën dhe 2-3 banesa në këtë fshat.

Pas mesnatës së djeshme, në vendin e ngjarjes kanë shkuar mjete të zjarrfikëses për të shuar zjarrin. Vatra e zjarrit nisi që prej ditës së djeshme, ndërsa gjatë natës flakët ishin prezente. Pavarësisht se në orët e para të mëngjesit u bë e mundur vënia në kontroll e zjarrit, vatra u favorizua nga era e fortë dhe rritja e temperaturave.

Kreu i Shërbimit të Zjarrfikëseve të Lezhës, Agustin Pepkolaj në një lidhje telefonike për ‘News24’ pohoi se në Torovicë situata është alarmante.

“Ne e kishim vënë situatën në kontroll, bashkë me FA. Por temperaturat e larta dhe ra favorizon shtimin e vatrave të zjarrit. Ne po bëjmë zhvendosjen e trupave sipas problematikës. Situata është alarmante në Torovicë”, tha ai

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 19

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/04/2018 - 22:45

Ikja e kompanisë Sun Petroleum (shumicë e pakicë), e cila tregtonte karburant në pikat e Gulf dhe ndërpreu aktivitetin, pasi kishte shitur qindra tollona, ka hapur sërish kutinë e Pandorës në tregun e naftës në Shqipëri.

Postuar: 26/04/2018 - 22:39

Moti per te premten dhe fundjaven, do te dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë edhe shira të përkohshëm.

Postuar: 26/04/2018 - 22:12

Një 23-vjeçar shqiptar u vra ditën e djeshme në Exarchia të Greqisë, pasi u sulmua nga dy persona që e qëlluan pesë herë me thikë.

Postuar: 26/04/2018 - 21:36

Një skaf 5 metra i gjatë është kapur sot në grykëderdhjen e lumit Pavllo në Sarandë. Mjeti lundrues mendohet se do të përdorej për trafik droge drejt Greqisë.

Postuar: 26/04/2018 - 21:23

Në Mirditë është shënuar mbrëmjen e sotme rasti i parë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe pyjore prej 10 hektarësh në fshatin Thirrë të njësisë admini

Postuar: 26/04/2018 - 21:05

Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer disa çaste më parë në një masiv pyjori në Mirditë.

Postuar: 26/04/2018 - 21:01

Një 59-vjeçar ka vrarë veten në Gjirokastër

Mësohet se në hyrje të fshatit Çepunë, njësia Administrative Cepo, në Gjirokastër ka vrarë veten shtetasi G.M 59 vjeç.