BREAKING NEWS

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që aplikon ushtria amerikane për të zbular personat e infektuar nga COVID-19

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që
x

Aktualitet

Situata e rënduar nga koronavirusi/ Ambasada Amerikane merr vendimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhë me intervistat për viza

Situata e rënduar nga koronavirusi/ Ambasada Amerikane merr vendimin e

Ambasada Amerikane ka anuluar të gjitha intervistat për viza Jo-Emigruese deri në 30 prill. Dy javë më parë selia diplomatike e SHBA në Tiranë iu bashkua përpjekjeve të autoriteteve shqiptare në lidhje me masat e marra në përballimin e pandemisë së koronavirusit duke marrë vendimin për të anuluar të gjitha intervistat e paracaktuara për Viza Jo-Emigruese deri më 3 prill, 2020.

Por sot ambasada ka vendosur që të shtyjë sërish takimet me qytetarë deri në fund të muajit prill. Po ashtu, ambasada zbuloi se do të procesojë vetëm takimet urgjente për Viza Jo-Emigruese. “Ne kuadër të përpjekjeve për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19, duke minimizuar grumbullimet masive dhe duke rritur largësinë midis individëve, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka anuluar të gjitha takimet e caktuara për intervistë, lidhur me aplikimet për viza jo-emigruese (NIV), si edhe ato emigruese (IV), deri në 30 Prill 2020.  Gjatë kësaj periudhe Ambasada do të jetë në gjendje të pranojë vetëm takimet urgjente. Për të caktuar një takim dhe/ose për të kërkuar një takim urgjent lidhur me këto lloj kategori vizash, lutemi të futeni në llogarinë tuaj në YATRI, në: https://ais.usvisa-info.com/en-al/niv, për të marrë më tepër informacion”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA në Tiranë.