
Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Situata në AlbControl/ Reagojnë Kontrollorët e Maqedonisë, thirrje qeverisë që të ulen për dialog: Mos i përdorni si vegla

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Prill 2021
Kontrollorët e trafikut ajror në Maqedoni ( MATCU) kanë reaguar në lidhje me grevën e kontrollorëve të Albcontrol ku për shkak të kësaj situate u pezullua puna në aeroportin e Rinasit.
Me anë të deklaratës, MATCU, është solidarizuar me kontrollorët e Albcontrol, ndërsa theksojnë se ata janë profesioniste të shquar me të cilët kanë bashkëpunim në mbi 25 vite.
Ata i bëjnë thirrje qeverisë që të zgjidhë situatën, duke mos i përdorur si vegla në politikë.
Deklarata e plotë
Kontrollorët e trafikut ajror në Maqedoni ( MATCU), shprehin mbështetjen për kolegët në AlbControl.
Reagimi ynë vjen si rezultat i informacionit që morëm për presionin dhe sulmin ndaj kolegëve në Shqipëri. Ne dënojmë këtë aksion dhe dëshirojmë të ofrojmë të gjithë suportin për profesionistët e Alb Control.
Në këtë kohë krize, kur e gjithë bota është e prekur nga kornavirusi, kontrollorët e trafikut ajror janë pjesë thelbësore e industrisë së aviacionit dhe ne nuk e kemi luksin për të punuar në një vend të sigurt si pjesa tjetër e punëtorëve që janë në vijë të parë.
Kontrollorët e trafikut ajror janë duke u përpjekur për tu përballur me situatën e re, ku vetëm shton punën stresuese me rregullat strikte që duhet të ndjekim përfshirë edhe ligjet, siç përcaktohen nga EUROCONTROL dhe pjesë të tjera ndërkombëtare përmes të cilave sigurohet transporti më i sigurt dhe më i shpejtë i njerëzve dhe mallrave.
Kolegët tanë në Shqipëri gjithmonë janë treguar profesionalë dhe politika nuk është ajo që i përfaqëson. Ata nuk mund të përdoren si vegla në fushëbetejën e përditshme politike.
MATCU, kërkon nga autoritetet që të zgjidhet konflikti me dialog dhe jo nga një veprim i njëanshëm.
Gjatë 25 viteve të kaluara, duke bashkëpunuar me kolegët në Shqipëri ne kemi hasur vetëm njerëz të përgjegjshëm dhe bashkëpunues dhe gjithmonë e kemi vlerësuar profesionalizmin e tyre.
Aleksandar Tasevski
President i MATCU
Më të lexuarat


“Nuk më njeh kush jam?”, gazetarja zbardh detajet e reja çfarë ndodhi në Mamurras ku polici qëlloi 2 kolegët dhe “të fortin” pas sherrit

Aleanca e Bizneseve nxjerr shifrën, nuk do ta besoni sa miliona euro shpenzuan kosovarët në Shqipëri vetëm fundjavën që lamë pas

Pas më shumë së tre muajsh, nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë

Aksidenti në Përrenjas, plagoset këngëtari i njohur i muzikës popullore (EMRI)

Komisioneri publik pranon kërkesën e ONM-së, zbulohet se çfarë është vendosur për prokuroren Lindita Ziguri

Përplasja mes policisë dhe 4 personave në Mamurras, efektivët e forcave "Shqiponja" bëjnë lëvizjen e fundit

I vjen e-maili se një i afërm i ka trashëguar 5 milionë dollarë, shqiptarit i bëjnë "gjëmën", tronditet kur zbulon të vërtetën

Aksident i frikshëm në Prrenjas / 5 të plagosur, një grua në gjendje kome

Zbardhen PRAPASKENAT! Problemet me dy makina dhe një apartament vunë në vështirësi prokurorin e njohur

Plas sherri në studio, trajneri shqiptar fyen gazetaren: Ti je për pastruese!
