BREAKING NEWS

SHBA rritje e tmershme e të infektuarve, 135.738 deri të dielën në darkë, 2391 të vdekur

SHBA rritje e tmershme e të infektuarve, 135.738 deri të dielën
x

Aktualitet

Situata nga koronavirusi në Italinë fqinje, mjeku Pëllumb Pipero tregon cilat janë shenjat që nuk duhet të neglizhoni

Situata nga koronavirusi në Italinë fqinje, mjeku Pëllumb Pipero

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero i ftuar në “Mbrëmje në Abc”  foli mbi situatën e krijuar nga koronavirusi. Mjeku është ndalur tek shenjat e para që shfaqen tek një person i prekur. Sipas tij që në gjenezë koronavirusi ka vështirësinë në frymëmarrje.

“Ky e ka që në gjenezë vështirësinë në frymëmarrje. Personi merr frymë shumë shpejt. Ky person çfarë duhet të bëjë? Duhet të vendosë një maskë në fytyrë, të marrë ne telefon urgjencën dhe tu thotë sot më kanë filluar këto shenja. Çfarë dua të nënvizoj, të mos vrapojë te taksia, i vete spitali në shtëpi. Çdo person që vjen nga një zonë me numër të madh rastesh dhe bënë këto shenja. Duhet ta përmendë faktin që vjen nga një zonë e prekur. Personeli duhet të jetë i veshur. Nga ky moment që mjeku vete atje, fillon ajo që quhet koncepri i karantinës. Për karantinë mund të përshtatet çdo vend për mendimin tim”, tha Pipero.