Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Situatë alarmante/ Çokollata, kafe, qumësht, vaj, ujë, lëngje frutash… bllokohen 193.23 kg produkte të skaduara në Tiranë (FOTO)

Postuar: 24/05/2019 - 13:18

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokon 193.23 kg produkte të skeduara për asgjësim  dhe gjobit me 800,000 lekë subjektin që tregtonte produkte të skaduara në Kamëz.

Produktet e bllokuara kishin skaduar që në vitin 2018 e megjithatë tregtoheshin për konsumatorët.

AKU bën me dije se marrë shkas nga një konsumator i përgjegjshëm që njoftonte tregtimin e produkteve me afat të kaluar përdorimi nga operatori “Market Geni” me adresë në Laknas, Kamëz, AKU kreu kontroll për zbatimin e legjislacionit në fuqi.

Gjatë kontrollit, operatori nuk paraqiti dokumentacionin shoqërues (faturat e blerjes së produkteve) as planin e vetëkontrollit dhe në përfundim rezultoi se shiteshin jashtë afatit të përdorimit produktet e mëposhtme:

73 litra vaj ulliri me datë skadence dhjetor 2017 dhe tetor 2018 (13 pako me paketim 5lt dhe 8 shishe 1lt),

45 kanace birre në total me afat përdorimi 11/5/2018 për 23 kanace dhe datë të fshirë përdorimi për pjesën tjetër,

produktet e tjera ishin karamele, çokollatë, kafe, qumësht, ujë, lëngje frutash, margarinë etj, Madje dhe havjar......

Në total u bllokuan për asgjësim 193.2 kg produkte ushqimore që mbaheshin nga subjekti në vitrinë për shitje megjithëse u kishte kaluar afati i përdorimit, një pjesë e mire e tyre që në dhjetor 2018.

Për shkeljet e konstatuara dhe bazuar nӫ parashikimet e Ligjit për “Ushqimin” dhe ligjit për “Inspektimin nӫ Republikën e Shqipërisë”, AKU vendosi masat administrative si me poshtë:

Për tregtim produktesh ushqimore përtej afatit të përdorimit, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 500,000 lekë,

Për mungesë të sistemit të vetëkontrollit (HACCP), ndaj subjektit u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë,

Për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 200,000 lekë,

'AKU i shpreh mirënjohjen qytetarit që raportoi shqetësimin e tij dhe përgëzon për shpejtësinë dhe saktësinë e reagimit të stafit të AKU-së. Në këtë rast risku ushqimor u menaxhua, por si ky rast (operatorë që tregtojnë produkte të skaduara) mund të ketë edhe të tjerë. E nëse ka, ato përbëjnë kërcënim për shëndetin tonë e duhen trajtuar sipas parashikimeve ligjore, siç u veprua në këtë rast.

Së shpejti, me ndryshimit e propozuara në Kodin Penal, tregtimi i produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi do përbëjë vepër penale dhe do ndëshkohet si e tillë', thuhet ndër të tjera në njoftimin e AKU-t.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/09/2019 - 13:49

Në një deklaratë për media, Gent Ibrahimi deklaroi se KLP po diskuton mundësinë që puna të nisë edhe kur vettingun ta kenë kaluar më pak se 10 kandidatë.

Postuar: 16/09/2019 - 13:22

Ka dalë sot para trupit gjykues Blendi Teta, i cili u arrestua për vrasjen e ish-policit Santiago

Postuar: 16/09/2019 - 13:11

Një 23-vjeçar u arrestua në Portin e Vlorës pasi akuzohet për shitjen e një motori të grabitur në

Postuar: 16/09/2019 - 12:47

Pas shkarkimit të Hysni Vatës si drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, Këshilli i Lartë

Postuar: 16/09/2019 - 12:28

Ditën e sotme Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një 45-vjeçari,&nbs