Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, ja sa raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, ja sa raste të
x

Aktualitet

Situatë e rënduar te “Shefqet Ndroqi”, qytetari nxjerr blof Ministrinë e Shëndetësisë: Paguaj 50 mijë lekë në ditë për t’i shërbyer babait, bleva respiratorin 1,500 euro (Pamjet)

Situatë e rënduar te “Shefqet Ndroqi”, qytetari nxjerr

Gazetarët e shumtë që ndodhen në ambientet e jashtme te spitali “Shefqet Ndroqi” thonë se situata paraqitet e rëndë dhe familjarët e pacientëve kanë “lumë” ankesash. Së fundmi, një qytetar denoncon korrupsionin me infermierët, ai thotë për kamerën e “TemaTv” se i paguan ata nga 50 mijë lekë të vjetra në ditë, për t’i shërbyer babait të tij.

E në momentin e intervistës, ai sapo ka blerë me paratë e veta edhe një pajisje, për të cilën thotë se ka kushtuar 1,500 euro dhe kryen funksionin e respiratorit.

“Duhet marrë vetë aparatura. Filtron ajrin, bën 1500 euro. Maskën e kam blerë 200 euro”, thotë ai.

E ndërsa kamera filmon, në derën e spitalit dallohet një vajzë e re që nga portofoli nxjerr një kartmonedhë dhe ia jep një personi që ndodhet në pjesën e brendshme.

Ashtu siç aludon kronika në fjalë “fatin për t’u dërguar ushqim familjarëve e kanë vetëm ata që paguajnë si në recepsionet e hoteleve”.

Shikoni pamjet më poshtë: