Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“S’je në gjendje të drejtosh mjetin”/ Policia rrugore në aksion blic, ‘zbor’ shoferëve, pezullohen 98 patenta, ishin nën ndikimin e alkoolit e në gjendje të dehur

Video: 

Postuar: 08/11/2019 - 14:33

Në zbatim të planit “Tispol”, për parandalimin e aksidenteve rrugore, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore në DPPSH, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe, po vijon kontrolle blic në akset rrugore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve, të cilat janë rrezik potencial për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës.

Kontrolle janë zhvilluar në akset rrugore Tiranë-Berat-Girokatër dhe Tiranë-Lezhë-Shkodër duke përdorur makinat civile të pajisura me sitem sinjalizimi zanor, radarë elektronikë dhe dragera për majten e sasisë së alkoolit të konsumuar nga drejtuesit e automjeteve.

Si rezultat i kontrolle blic, janë pezulluar 98 leje drejtimi, nga këto: 18 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 60 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 20 për shkelje të tjera që ndëshkohen me pezullim të lejes së drejtimit.

Gjatë kontrolleve është arrestuar në flagrancë 1 drejtues mjeti, për drejtim mjeti në gjendje të dehur në masën 1.18mg/l.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar 129 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe 28 drejtues motoçikletash pa kaskë mbrojtëse.

Janë vendosur 113 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Gjithashtu, gjatë patrullimit me makina civile në këto akse rrugore janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 145 drejtues mjetesh, të cilët përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Është kontrolluar dhe verifikuar nëpërmjet tabletave dokumentacioni i 233 automjeteve, si dhe në 11 raste është bërë edhe kontroll fizik i personave dhe kontroll i imtësishëm i automjetit për sende të kundërligjshme.

Policia Rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, në fundjavë do ushtrojë kontrolle të befasishme në të gjithë territorin e vendit, për parandalimin e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara e shkelje të tjera që janë burim aksidenti.

Policia Rrugore apelon për përdorim të mjeteve të transportit public, për ata drejtues mjetesh që duan të konsumojnë alkool gjatë fundjavës.

Policia Rrugore u bën thirrje të gjithë përdoruesve e rrugës të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në 112 çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanashëm.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 14:18

Në emisionin “Me zemër të hapur” sot u soll historia e 37-vjeçares nga Gjakova, Arta Skënderajt e cila së bashku më bashkëshortin tregoi detajet shokuese të një historie tronditëse të djalit të tyre 11-vje

Postuar: 14/11/2019 - 14:05

Rifillimi i punës për ndërtimin e projektit të Unazës së Madhe, i ka hapur rrugën edhe zgjidhje

Postuar: 14/11/2019 - 13:57

Një person është arrestuar ditën e djeshme pasi dyshohet se ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama.

Postuar: 14/11/2019 - 13:48

Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë vendimin për ta lënë në burg Griseldo Kusin, i cili akuzohet

Postuar: 14/11/2019 - 13:38

Durrësi përkujtoi sot 75-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë.

Postuar: 14/11/2019 - 13:35

Para pak ditësh u nxor nga kampi famëkeq, djaloshi 11-vjeçari Alvin Berisha ka rrëfyer momentin e