BREAKING NEWS
Klosi i përgjigjet Berishës: Ju tregoj vrasjet ku ka gisht Saliu, ja pse e zhduku Remzi Hoxhën dhe lidhjet me Millosheviçin, ka punuar kundër UÇK
x
Skandal/ Gazetari i emisionit investigativ "STOP" akuzohet për korrupsion, ja vendimi
Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Dhjetor 2016
Në fillim të muajit Tetor, kamera e fshehtë e “STOP” mundi të blejë një motor “Vespa” nga Rezervat e Shtetit, aty ku mbahen në ruajtje objektet e sekuestruara apo të bllokuara.
Më pas, ky motor u risekuestrua dhe nisën hetimet.
Por në mënyrë të paprecedentë, Prokurorja Ida Ahmetlli ka venë nën akuzë për “korrupsion aktiv” gazetarin investigativ të emisionit “STOP”.
Ky i fundit risjell në vëmendje edhe një herë kamerën e fshehtë të transmetuar më datë 4 Tetor 2016, ku bëhet e mundur blerja e motorit.
Pas transmetimit të këtyre pamjeve filmike nisën hetimet dhe prokurorja Ida Ahmetlli për të marrë informacion të mëtejshëm ka marrë në telefon gazetarin.
Ndërkohë vetë moderatori Saimir Kodra ka komunikuar me prokuroren, duke i kërkuar që të kontaktojë me Tv Klan, pasi gazetari nuk mund të dekonspirohet në këtë formë, sepse të tjera risqe hyjnë në lojë.
Por prokurorja Ida Ahmetlli ka marrë një vendim, “Për marrjen e personit si të pandehur dhe njoftimin e akuzës”, duke e hetuar gazetarin e emisionit “STOP” në gjendje të lirë për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Ky është një rast i rrallë kur një gazetar ndiqet penalisht kur tenton të denoncojë një rast korrupsioni.

Më të lexuarat
Më në fund një lajm i mirë nga Greqia për shqiptarët
“Shpresa vdes e parafundit, ndërsa ti...”, këngëtari shqiptar mesazh të veçantë Berishës për ditëlindje
“Ikja jote me dhembi dhe tronditi shpirtin”/ COVID-19 i merr jetën gazetarit të njohur shqiptar, miqtë rrëqethin me dedikimet e tyre: E lamë për kafe, më çove SMS nga spitali! Kishte në dorë...
Vrasje, rrëmbim e pengmarrje, OFL ultimatum tre të dënuarve nga Vlora (Zbardhen EMRAT)
Ndryshon lista, shtetasit e këtyre 16 vendeve nuk mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR
Rriten tensionet në Tiranë, përplasje mes Policisë dhe pronarëve te Inxhinieria e Ndërtimit (Zbardhen detajet çfarë po ndodh)
U pezullua nga detyra pasi dekonspiroi operacionet sekrete, Gjykata e Apelit jep masën e sigurisë për ish-numrin 2 të OFL-së
Një tjetër lajm i trishtë! Ndërron jetë nga Covid-19 gazetari i njohur shqiptar, kolegia e tij bën dedikimin prekës
Kursi i këmbimit/ Paundi fiton pikë, por ja ç'po ndodh me Euron dhe Dollarin
Epidemiologu i njohur tregon anët pozitive dhe negative të vendosjes së maskës: Pse nuk duhet parë si “ilaçi” i vetëm!