
Boris Johnson plas bombën: Putin më kërcënoi me një sulm raketor para se të pushtonte Ukrainën

"Në Tiranë ende nuk ka nis kontrolli...", eksperti Karamuço reagon për grupet kriminale

Pamjet e vrasjes së Artan Santos/ Gazetari Hoxha kritikon ish-shefin e policisë, ja cila është arsyeja

Gazetari Hoxha tregon 'prapaskenat' e kamerave nga grupet kriminale, zbulon arsyen përse i përdorin

E rëndë/ Humb jetën në aksident 23-vjeçarja shqiptare në New York, dalin detajet nga policia

Kapet shqiptari me aftësi të kufizuar, ja si bënte “kërdinë” me grabitje në Greqi

Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj dorëzon listën e anëtarëve të KZAZ

Përfshihet nga flakët mjeti në Tiranë, dalin detajet e para

Skandal, moratoriumi i gjuetisë vetëm në letra, ja çfarë ndodh në Shqipëri

Shkruar nga SOT.COM.AL 10 Maj 2018

Ligji për ndalimin e ushtrimit të gjuetisë në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, siç duket nuk po zbatohet nga një pjesë e gjuetarëve.
Emisioni ‘Fiks Fare’ ka publikuar mbrëmjen e sotme një vëzhgim të bërë në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku gjuhej gjatë 24 orëve.
Gazetarët e Fiksit kanë shkuar në zona të ndryshme ku kanë konstatuar se gjuetarët vazhdojnë ende këtë aktivitet. Nga Maliqi i Korçës, në Pogradec, Lushnje dhe Kukës ata kanë konstatuar që në këto zona ushtrohet kjo veprimtari e cila tani më është e ndaluar me ligj.
Në Korçë disa gjuetarë zinin gardalina me kurthe. Ata treguan mënyrat, ndërsa u thërrisnin zogjve duke bërë tinguj dhe më pas, i kapin me rrjeta. Gjithashtu tregojnë se në zonë kërcet çiftja dhe vrasin çurka dhe pata të egra.
Në Pogradec, një tregtar tregon se në zonë gjuajnë ata që kanë mik shefin e komisariatit. Ai thotë se dalin disa, ata që kanë lokale dhe i hanë vetë. Një tjetër tregon se gjuetarët vrasin kafshë natën, me drita. Për lepujt thotë se me drita është me kollaj, madje tregon edhe vendin. Thotë se gjuhet në zonën e Mokrës, Prespë dhe Përrenjas. Në këto zona ka pata të egra.
Nw Lushnje gjuetarwt tregojnë se dalin përherë se janë qejflinj, kanë çifte dhe dalin madje edhe ditën. Gjuetari thotë se është e ndaluar, ka qenë 2 vjet, por u shty edhe nja 5 vjet të tjera. Ai thotë se vjen ndonjë rosë në lagështirë dhe mëllenja. Në Fier thonë se dalin me çifte në qytet.
Ndërkohë, në Kukës, Fiksi takon një tjetër gjuetar, që tregon se lepujt i gjuan vetë, ndërsa ka një armë gjahu me vete. Ai vret lepuj dhe i gatuan në një lokal. Thotë se lepujt ua lë 30 mijë lekë. “Dal çdo ditë për të gjuajtur. Lepujt janë nga dy kile” thotë ai, ndërsa tregon edhe lepurin e vrarë që e shet 30 mijë lekë. I thotë bashkëpunëtorëve të Fiksit se nëse dëshiron të vijë që të gjuajë me të. Duhet të ketë makinë, ndërsa armë gjahu të gjen ai vetë. Sipas tij, derrat e egër janë nga 50, 40 dhe 30 kilogramë.
Më të lexuarat


Preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës tentojnë të bllokojnë rrugën e Rinasit, përplasen me policinë: Duam vlerën e pronës sipas çmimit të tregut

Qeveria gati projekligjin për krijimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin Penitenciar, hetim familjarëve të të dënuarve dhe në shërbim prove

"Në Tiranë ende nuk ka nis kontrolli...", eksperti Karamuço reagon për grupet kriminale

Pamjet e vrasjes së Artan Santos/ Gazetari Hoxha kritikon ish-shefin e policisë, ja cila është arsyeja

Gazetari Hoxha tregon 'prapaskenat' e kamerave nga grupet kriminale, zbulon arsyen përse i përdorin

E rëndë/ Humb jetën në aksident 23-vjeçarja shqiptare në New York, dalin detajet nga policia

Kapet shqiptari me aftësi të kufizuar, ja si bënte “kërdinë” me grabitje në Greqi

Përfshihet nga flakët mjeti në Tiranë, dalin detajet e para

Aksident në Vlorë, plagosen tre persona, dalin detajet nga policia

COVID 19 në vend, Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e fundit
