BREAKING NEWS

Vihet në dyshim besueshmëria e OBSH, nxjerr një tjetër version duke përhapur alarm: Po, ka prova që koronavirusi transmetohet nga ajri

Vihet në dyshim besueshmëria e OBSH, nxjerr një tjetër
x

Aktualitet

Skandal/ Ngatërrojnë arkivolin në Roskovec, në vend të një gruaje varroset një burrë

Skandal/ Ngatërrojnë arkivolin në Roskovec, në vend të

Fiks fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në qytetin e Roskovecit, ku në vend të një gruaje, është varrosur një burrë. Fëmijët e të ndjerës kërkuan ndihmën e emisionit investigativ për të zbuluar ngjarjet që ndodhën në datën 15 maj 2020, pasi në këtë datë dy të rinjtë e kishin të pamundur të udhëtonin në Shqipëri, pasi kufijtë ishin mbyllur. Dhe, brenda pak ditëve, Fiksi zbuloi skandalin, ku arkivoli i të ndjerës ishte ngatërruar me një shqiptar nga Kosova. Trupat e pajetë kishin mbërritur paraditen e datës 15 maj në Portin e Durrësit dhe më pas, agjencia e funeralit, kishte filluar shpërndarjen e kufomave.

Pikërisht këtu mendohet se ka ndodhur edhe ngatërrimi i trupave pa jetë. Agjencia funerale ka dërguar në Roskovec një shtetas kosovar që edhe ai kishte ndërruar jetë në Gjermani. Trupi ka shkuar direkt në varreza, pasi agjencia kishte urdhër që të mos hapej arkivoli. Të afërmit kryen të gjitha ritet mortore, duke ditur se në arkëmortë ishte e afërmja e tyre. Pas ceremonisë, të afërmit bënë drekën e vakisë dhe më pas shkuan në shtëpitë e tyre.

Por, një telefonatë, ka vënë në alarm një pjesë të të afërmeve. Fiksi zbuloi se personi që ka organizuar ceremoninë mortore ishte një i afërm i familjes Braho në Roskovec. Ai ka biseduar me agjencinë e funeralit dhe ka mësuar se trupi që ishte varrosur në Roskovec ishte i një burri. Sipas disa bisedave të tij me vëllain dhe djalin e të ndjerës, ai i thotë se gabimin “e kapi dogana skaneri, s’e kapi individi”. Mësohet se në momentin që automjeti i funeralit ishte nisur në Kosovë, arkivoli kishte kaluar në skaner dhe aty ishte zbuluar se në vend të një burri, në Kosovë po shkonte gruaja nga Roskoveci.

Dy fëmijët dyshojnë ende se në varr nuk është nëna e tyre. “Mund të ketë edhe gurë. Kërkojmë të vërtetën. Vetëm kaq” thonë ata.

Pas ankesës, vëllai dhe djali i të ndjerës shkojnë në varrezat e Roskovecit, ku një roje i thotë se “tani çdo gjë është në rregull, nuk u vonua më tepër nga gjysëm ore, një orë. U ndodhi ju ajo, edhe çupa jonë të ishte, janë gabim njerëzore”. Më tej thotë se ngjarjen e kishte mësuar edhe inspektori i zonës. “Ne përderisa gjërat i bëjmë me tjetër njeri këtu, tani ne i mbyllim gjërat këtej” i thotë ai, duke shtuar se “e kishte marrë vesh inspektori i zonës tani më mbrapa, por deri sa ne e kemi, që mos ti turpërojmë njerëzit, ti mbyllim vetë gjërat këtu shpejt e shpejt, nuk është se tani… Të ishte me rregulla policie s’të linte fare, do ishim të tërë brenda. Po është një gjë që ne i mbyllëm gjërat. Janë gabim njerëzore, s’është se ne bëmë ndonjë mëkat. Mëkati jonë është që ne ta linim çupën të ikte tutje. Çupa ka ardhur për tre orë këtu”.

Punonjësi i varrezave tha se “me e nxjerr kollaj s’e nxjerr dot se janë ca rregulla, do vesh në polici do firmosësh. Edhe një varr ta thyesh aty, të bësh zhvarrimin, nuk ka më lidhje si më para që vinte i zoti i shtëpisë dhe e hiqtë. S’të lë më njeri, janë ca rregulla”.

Fiks Fare shkoi edhe në Drejtorinë e Funeralit në Bashkinë e Roskovecit, ku përgjegjësi tha se ka pasur vetëm një gabim, pasi punonjësit e varrezave e kishin shkruar se ceremonia ishte bërë në datën 10 maj dhe jo në 15 maj. “Për pretendimin e zhvarrimit, që thanë familjarët, ne nuk kemi informacion. Po flas për zhvarrimet e tjera që bëhen në kushtet normale, kur është raporti mjeko-ligjor, kur është vendimi nga prokuroria ose nga gjykata. Unë nuk kam dijeni, përgjegjësi që është caktuar për këtë gjë nuk ka dijeni. Për pjesën e datës, i bëra verifikimet e mia, nxora edhe problemin ku ishte bërë gabimi, personat që kishin përgjegjësi morën masat e tyre ndëshkuese, dhe u bë verifikimi i saktë i datës” tha ai.

Fiksi u interesua edhe në agjencinë funerale në Roskovec, e cila kishte bërë vetëm procedurat në varreza dhe jo të transportit. Ata thanë se brenda varrezave merren punonjësit e Bashkisë së Roskovecit.