BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Aktualitet

Skandalet seksuale me të mitur, Iris Luarasi bën propozimin e fortë: Të gjithë pedofilët të...

Skandalet seksuale me të mitur, Iris Luarasi bën propozimin e

Pedagogia Iris Luarasi gjatë bisedës në emisionin “Open” mbrëmjen e djeshme ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Babrru, ku roja i shkollës ka përdhunuar për tre vite që një 15-vjeçare. Luarasi është shprehur se pedofilët duhet të kastrohen.

Ajo shtoi se kjo mund të bëhet me një referendum, ku qytetarët të firmosin pasi kjo mund të jetë e vetmja frikë e pedofilëve.

“Në Shqipëri për fat të ketë vijonë të jetë kultura e viktimizmit të mëtejshëm për ata që janë viktima. Pasi viktima është abuzuar seksualisht nga një pedofil 65-vjeçar, dhe kjo është një nga arsyet pse unë kam qenë pro për kastrimin e këtyre pedofilëve.

Nuk e di si mund të bëhej kjo gjë, ndoshta me një referendum në Shqipëri që të mblidhen firma nga njerëzit, pasi ndoshta kjo mund të jetë frika e tyre. Po shohim kaq shumë raste në këtë shoqëri kaq të vogël si kjo e jona. Kjo është një nga gjërat që unë do kërkoja se si mund të kastronim këta pedofilë”, u shpreh Luarasi.