BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Skandali/ Frutat dhe perimet me nitrite 10 herë më të lartë se normalja

Skandali/ Frutat dhe perimet me nitrite 10 herë më të lartë

Prodhimet bujqësore rezultojnë të zhytura në praninë e nitratit dhe përdorimit të hormoneve.

Nga vëzhgimi i bërë nga gazetarët e Fiks Fare janë gjetur raste të pranisë së nitrateve dhe nitriteve tek frutat dhe perimet në vlera shumë të larta, ndërkohe që asnjë laborator i certifikuar në Shqipëri nuk është në gjendje që të kryejë analiza të tilla.

Madje as ISUV nuk i kryen dot analiza, pasi departamenti i administratës publike nuk kryen emërimin e specialistëve.

Fiks Fare nëpërmjet një aparati test i shpejtë, ka zbuluar se në tregjet tona tregtohen fruta dhe perime me nivele të larta të nitritit dhe nitrateve. Deri në dhjetë herë më të lartë se norma. Gazetarët e Fiksit, si gjithmonë kërkuan që të vërtetonin këto gjetje nëpërmjet analizave. Por rezultoi se asnjë laboratorë shtetëror nuk i kryen dot këto analiza tek fruta perimet, sepse nuk ka specialistë. I vetmi institucion që e ka të shtruar këtë analizë dhe ka pajisjen, është ISUV-i. Por prej më shumë se një viti janë në pritje të një specialisti nga Departamenti i Administratës Publike. Ndërkohë, konsumatori i pasigurt rrezikon të konsumojë nitrat mbi normat e lejuara i cili i rrezikon seriozisht shëndetit për shkak të nitrosaminave, disa prej të cilave janë kancerogjene.

Kohët e fundit, në treg ka dalë një aparat ,me të cilin pretendohet se matet në kohë reale niveli e nitritive dhe nitrateve në fruta perime, mish e peshk. Fiksi bërë një vëzhgim të tregut dhe përdori pikërisht këtë aparat. Nga ky vëzhgim rezultoi se në treg ka me shumicë , fruta e perime me nivel të lartë të nitritit. Aparati të rekomandon të mos e konsumosh apo ta përdorësh produktin në mënyrë të moderuar.

Nitritet dhe nitratet janë shtesa ushqimore që i gjejmë tek mishi dhe nënproduktet e tij i cili përdoret për t’i dhënë ngjyrën e kuqe. E rekomanduar dhe e lejuar si shtesë ushqimore në sasi të përcaktuar. Por në mënyrë natyrale këtë lëndë e gjejmë edhe tek gjethorët apo edhe në tokë e ujera të cilat janë kontaminuar më parë me lëndë të tillë.

Frutat dhe perimet që rezultuan sipas aparatit me nivel të lartë nitriti janë panxhari, lakra, lakra e kuqe, shalqini, pjepri, banania, kungulleshka, patëllxhani, patatja, brokoli. Me nivele deri në 10 herë më të lartë se norma e lejuar.

Duke qenë të pasigurt për saktësinë e këtij aparati gazetarët e Fiksit kërkuan të vërtetojnë shkencërisht nëse niveli i nitiritit në këto produkte është vërtet kaq i lartë. Për këte arsye u interesuan pranë ISUV, të vetmit Laborator të Referencës në Shqipëri, Universitetin Bujqësor Kamëz, Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Institutit të Transferimit të Teknologjive Bujqësore Lushnjë.

Asnjëri prej këtyre laboratorëve nuk e bën këtë analizë tek fruta dhe perimet. I vetmi institucion që e ka aparaturën dhe të shtruar metodën është ISUV, por aty analizat nuk bëhen pasi nuk ka specialistë. Për më shumë se një vit është kërkuar, por nuk është gjetur akoma nga DAP. Sipas Pëllumb Aleksit, drejtorit të këtij Instituti, kërkimi i një specialisti të tillë nuk është i lehtë. Aq më tepër kur flitet për një nivel të lartë akademik. Ndërsa shefja e Laboratorit Vjollca Vladi sqaron se ajo është thuajse e vetme në këtë laborator dhe nuk është e mundur të përballoj çdo gjë. Ajo tregon se metoda e analizës që kryhet aty nëse do të kishte specialistë është shumë e saktë dhe e një sigurie të lartë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Minisitria e Bujqësisë, e pranojnë verbalisht që kjo analizë nuk kryhet në asnjë laborator të vendit tonë edhe pse nga ana e gazetarëve të Fiksit u kërkua që jo përgjigje të jepej zyrtare. Gjithashtu edhe Ministrisë së Bujqësisë i është kërkuar të sqarojë lidhur me mungesën e specialistëve pranë ISUV–it, por deri më sot nuk është dhënë asnjë përgjigje.

Por çfarë dëmtimi shkaktojnë këto substanca në trupin e njeriut? E vërtetuar shkencërisht nga Autoritetit Europian i Sigurisë Ushqimore, dhe jo vetëm, nitritet sapo futen në organizëm, përthithen me shpejtësi dhe sekretohen në formën e nitrateve me urinën.

Nitritet e ardhura nga ushqimet, mund të oksidojnë hemoglobinën, duke e transformuar në metahemoglobinë, pra, duke reduktuar kështu aftësinë e rruazave të kuqe për të lidhur dhe transportuar oksigjenin. Ato, gjithashtu, mund të krijojnë nitrosaminat, disa prej të cilave janë kancerogjene.