BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Aktualitet

Skandali i Spitalit Amerikan, OBSH kundër analizave te privati: Ka vend për abuzime, ISHP ka të vetmin laborator të licencuar

Skandali i Spitalit Amerikan, OBSH kundër analizave te privati: Ka vend

Organizata Botërore e Shëndetësisë vijon të dalë kundër kryerjes së analizës së koronavitusit në spitalet apo laboratorët privat. Ndonëse në Shqipëri Spitali Amerikan në shkelje të hapur me ligjin kryente analizat e COVID-19 dhe për këtë është nën hetim, drejtori i OBSH në Tiranë Raul Gonzalez deklaron se qytetarët duhet ti nënshtrohen analizave në laborator që garantojnë rezultate të sakta. Në një reagim për media, Gonzalez deklaron se të vetmin laboratorë që ata njohin dhe që i përmbush të gjithë kriteret e sigurisë dhe cilësisë është vetëm ai i virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik. “Ne kemi disa probleme në disa vende. Disa pretendojnë se mund të bëjnë testin për koronavirusin madje pa u siguruar për cilësinë e testeve. Pa trajnimin e duhur të njerëzve që duhet ta bëjnë atë, ato duhet të bëhen shumë mirë dhe i takon qeverisë të vendosë se cilët janë laboratorët që duhet t’i kryejnë testet sepse është përgjegjësi dhe duhet të jemi të sigurt që nëse një test është negativ, të besojmë se është negativ, apo nëse është pozitiv të besojmë se është pozitiv. Ne kemi certifikuar laborantin e Institutit të Shëndetit Publik e mund të sigurojmë cilësinë e tij, ne nuk dimë laboratorë të tjerë”, tha Raul Gonzalez.

Duke sjellë shembuj të këqij nga disa vende ku testi për koronavirusin është kryer nga laboratorë jo të certifikuar nga OBSH, Gonzalez e sheh me vend qëndrimin e autoriteteve shëndetësore shqiptare, për të mos lejuar zhvillimin e testeve në laboratorë të tjerë të vendit, privatë që nuk përmbushin kriteret për të zhvilluar një analizë të sigurt. “Kemi parë në disa vende që kanë kryer testet për koronavirusin dhe kanë rezultuar një fiasko. Le t’i besojmë instruksioneve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe nëse ajo dhe qeveria thonë që laboratori i ISHP-së, është ai që kryen testet dhe është i kualifikuar, ato kanë arsye që e thonë. Ndoshta në të ardhmen mund të ketë laboratorë që mund të bëjnë teste por ata duhet të sigurojnë që të përmbushin të gjitha kërkesat e sigurisë”, shtoi ai.

Raul Gonzalez u shpreh se një laborator duhet të përmbushë kushtet për tu siguruar qytetarëve një analizë të vërtetë dhe të vërtetuar shkencërisht. “Kur flasim për cilësinë e një laboratori, flasim për cilësinë në të gjitha aspektet, cilësi në procedurat që ndjek një laborator, në testet që përdoren, personel shëndetësor i kualifikuar sepse ky është një proces shumë delikat dhe nuk mund të bëhet nga kushdo. Cilësia nuk është vetëm tek testi, i cili patjetër duhet të jetë i certifikuar, por është edhe tek aparaturat që përdoren, personeli që i përdor ato, tek transporti i kampionëve të testeve, prandaj cilësia duhet të ekzistojë përgjatë gjithë procesit”, u shpreh drejtori i OBSH në Shqipëri Raul Gonzalez.