Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skandali/ Ja si uji i përroit shitet në shishe plastike

Postuar: 20/03/2017 - 20:20

Skandal me ujin e pijshëm në Elbasan, ku dy fabrika e marrin në përrua dhe pasi e paketojnë e shesin si ujë të marrë në burim. Fiks Fare ka zbuluar abuzimin e rëndë me ujin e pijshëm gjatë një investigimi të kryer pas ankesës së disa qytetarëve.

Dy fabrikat e ujit

Gazetarët e emisionit investigativ janë njoftuar nga qytetarët se abuzimi kryhet nga dy fabrika të ngritura në fshatin Dëstil të Elbasanit, që ndodhet rreth 11 km larg qytetit. Menjëherë gazetarët e emisionit shkuan në fshat për të verifikuar gjendjen aktuale nga afër. Fillimisht u gjetën dy fabrikat e ujit, pikërisht kompania “Bukaniku” dhe “Shpati”. Gjatë verifikimit rezultoi se jo shumë larg ndërtesave të këtyre fabrikave, ndodhet një përrua. Fiks Fare zbuloi se në vende të ndryshme të përroit ishin instaluar tubacione plastike, nëpërmjet të cilëve merrej uji në përrua dhe më pas dërgohej në një depozitë të vogël. Nga depozita, po me tubacione plastike, uji dërgohej në fabrikë, me qëllim që sasia e prurjes së ujit të jetë sa më e madhe. Ndërkohë, në pikën e rrjedhës së ujit në përrua nuk ka asnjë gërmim, duke i lënë kështu mundësi ndotjes së ujit. Jo radhë herë në përroin e fshatit kullosin bagëti e për pasojë fare pranë vendit ku uji devijohet për në fabrikë gjenden bajga të bagëtive dhe gjurmë që tregojnë se në të njëjtin vend shuajnë etjen edhe bagëtitë.

Kompania “Bukaniku”: I kemi marrë 2 gjoba , duhet të ndërrojmë ambjent

Ndërsa gjatë vëzhgimit në fabrikën e kompanisë “Bukaniku”, që ndodhet rreth një kilometër larg, vumë re sesi ambalazhohet uji, duke e futur atë në shishe plastike, që janë nga gjysmë litroshe, një litër e gjysmë dhe dhjetë litroshe. Madje, para fabrikës është e vendosur një kamion, i cili është gati për t’u ngarkuar me ngarkesën e radhës, ndërsa brenda ndërtesës janë duke punuar pronari i fabrikës me tre punëtorë të tjerë. Fiks Fare tregon sesi dyshemeja e fabrikës është pothuasje e përmbytur nga uji. Tavani i ndërtesës është i arnuar me plasmas dhe rrjeta të ndryshme sintetike. Ndërsa ambalazhet e bidonëve plastikë, disa të mbushur e disa në pritje për tu mbushur me ujë, janë në afërsi të mbeturinave plastike të fabrikës, të cilat presin që të nxirren jashtë e të hidhen. Fabrika është pothuajse e tëra e amortizuar, ndërsa një nga makineritë, që shërben për ngjitjen e stampave të ujit, ka dalë jashtë funksionit. Në vend të kësaj makinerie, punëtorët përdorin në mënyrë artizanale një tenxhere uji. Pasi e ngrohin ujin në tenxhere, në të hedhin etiketat, të cilat i lënë për pak sekonda. Më pas i marrin etiketat dhe i vendosin në shishet dhe bidonët plastikë.

Gjatë një bisede me gazetarët e emisionit investigativ, pronari i fabrikës thotë se uji vjen me rrjedhje të lirë. “I kemi porositur makineritë e reja, pasi makineritë ekzistuese janë copë-copë. Makineritë aktuale janë jashtë standardit dhe për këtë kemi bërë edhe procesverbal, pasi jemi në ikje. Në këtë gjendje po bajmë 3–4 vite, por me ujë furnizojmë vetëm Elbasanin”, u tha ai gazetarëve të Fiksit. Gjithashtu ai tregoi se ka katër punëtorë gjithsej. “Uji që vjen në fabrikë nuk preket me dorë, jemi kështu hë për hë. Deri tani kemi marrë dy gjoba. Para dy ditësh e panë edhe ata të analizave të ujit nga Tirana. Ndërsa ata na thanë o mbylle, ose ndrysho ambientin. Përsa i përket kushteve të lagështirës, ne jemi mësuar. Ndërsa ambienti është i papërshtatshëm dhe do ta ndryshojmë”, tha pronari.

 

Kompania “Shpati”, shishet e mbushura me mbeturina përtokë

Pak metra më tutje në drejtimin jugor ndodhet edhe fabrika e ujit “Shpati”. Në këtë fabrikë është një punëtor, i cili kryen të gjithë punët, që nga prodhimi i shisheve, mbushja e tyre dhe deri te ngarkimi në kamion. Në këtë fabrikë edhe pse duket se makineritë janë më te reja, në të gjithë hapësirën e kësaj fabrike ka ambalazhe dhe shishe plastike të mbushura e mbeturina. Sipër mbi shishet e mbushura me ujë janë të vendosur thasë më lëndë të parë, që prodhohen nga shishet plastike. Sipas punonjësit që gjetëm aty fabrika është në punim e sipër. “Ne me ditë po punojmë, ndaj nuk po punojmë shumë. Që jetojmë në Shqipëri jetojmë, po gjithkush ka detyrat e veta”, thotë punonjësi, të cilin e gjetëm duke prodhuar shishe gjysmë litërshe, i cili nuk ishte i veshur me rroba pune dhe nuk mbante doreza. Sipas tij “dorezat shkrihen, pasi është nxehtë dhe nuk punohet me to”. Ndërkohë që çdo shishe që ai prodhonte, i fuste gishtin brenda për të bërë të mundur nxjerrjen e shishes nga makineria e vendosjen e saj në një thes që e ka pranë makinerisë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 25

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2017 - 07:49

Prokuroria e Krimeve të Rënda e konsideron “Vrasje në rrethana cilësuese për shkak të detyrës ndaj punonjësve të policisë”, goditjen me makinë të blinduar të një automjeti të policisë mbrëmjen e së hënës në Elbasan.

Postuar: 20/09/2017 - 07:48

Ndryshe nga çfarë kishte thënë në prokurori, Mitri Prifti, dëshmitar në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 bashkëpunëtorëve të tij është shprehur në sallën e gjyqit se nuk i

Postuar: 19/09/2017 - 22:50

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës ka emëruar në postin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendron.

Postuar: 19/09/2017 - 22:24

Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident rrugor në aksin rrugor Cërrik-Elbasan në vendin e quajtur “Kanali me kama”.

Postuar: 19/09/2017 - 21:32

Një incident ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan ku një makinë luksoze "Audi A8" e blinduar goditi një automjet të policisë.

Postuar: 19/09/2017 - 21:06

Policia ka bllokuar makinën e dy gjuetarëve në Parkun Kombëtar të Shebenikut, të cilët u larguan me shpejtësi duke braktisur mjetin sapo panë blutë.

Postuar: 19/09/2017 - 20:39

Ndihmonte kandidatët për patentë të kalonin provimin në autoshkollë.