Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skandali me akreditimet e universiteteve, Ministria e Arsimit pezullon veprimtarinë e Agjencisë Publike të Akreditimeve

Skandali me akreditimet e universiteteve, Ministria e Arsimit pezullon veprimtarinë e Agjencisë Publike të Akreditimeve

Postuar: 11/01/2014 - 11:52

Një nga problemet më të mëdha të sistemit të Arsimit të Lartë në Shqipëri, është mungesa e vlerësimit të shkollave të larta dhe universiteteve, publike dhe jopublike. Treguesi më i qartë është se në klasifikimin e përgjithshëm botëror, që bëhet për çdo vit, universitetet tona publike dhe jopublike, humbasin terren dhe klasifikohen në vendet e fundit, krahasuar me vendet më të pazhvilluara afrikane. 
 
Mungon një vlerësim i mirëbesueshëm 
Edhe pse tashmë në Shqipëri ka me dhjetra shkolla të larta dhe universitete publike dhe jopublike, në një raport të zhdrejtë, krahasuar me popullsinë, askush nuk është në gjendje që të dijë se cilat janë universitete, cilat janë shkolla të larta, cilat janë universitetet më të mira. Kjo për shkak se mungon një vlerësim i mirëbesueshëm, edhe pse ka një agjenci të akreditimit, ka një këshill të akreditimit, të cilat, janë në varësi të plotë të pushtetit ekzekutiv. 
 
Universitetet publike shmangin akreditimin
Paradoksi më i madh është se universitetet publike kanë mohuar deri tani që të akreditohen nga Agjencia Publike e Akreditimit, natyrisht, duke u parë nga Ministria e Arsimit, si fëmijët e saj, në krahasim me “fëmijët e njerkës”, që janë shkollat e larta dhe universitetet private. Arsyetimi i vetëm është që universitetet publike nuk i mirëbesojnë Agjencisë Publike të Akreditimit, edhe pse në Rregulloren e kësaj agjencia publike akreditimi, neni 3 thotë që: “Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL) është përgjegjëse për promovimin dhe vlerësimin e jashtëm të cilësisë në Arsimin e Lartë publik dhe privat”. Gjithashtu, sipas kësaj Rregulloreje, në specialistët e saj APK-ja duhet të ketë detyrimisht një specialist të huaj, për të siguruar një pavarësi dhe objektivitet vlerësimi. Ndërsa sot APK-ja ka 2 specialistë. Por sipas nenit 1 të Rregullores së APK-së, pika 3 “Vlerësimi i jashtëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë kryhet prej Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL), ose/edhe nga Agjenci të tjera të Vlerësimit të Arsimit të Lartë, që janë antare të Rrjetit Europian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA dhe EQAR). 
 
MAS ka pezulluar 6 muaj akreditimin e APK-së
Me një urdhër të ministres së MAS-it, Lindita Nikolli, ka mëse 6 muaj, që është pezulluar akreditimi i programeve dhe i shkollave të larta dhe universiteteve nga APK-ja. Shkaqet e këtij pezullimi nuk janë zbardhur, por kuptohet që janë mosbesimi i hapur që dëfton vetë MAS-i ndaj këtij organizmi publik. Madje, MAS , sipas informacioneve që na pranuan vetë zyrtarët e lartë të MAS, po bën negociata, me ambasadën angleze që të sjellë në Shqipëri agjencinë private të akreditimit. Kjo është një shkelje e hapur e vetë Rregullores së APK-së dhe e ligjit, pasi, duhet vetë universitetet e shkollat publike e jopublike, që, nëse duan një agjenci të huaj akreditimi, ta përzgjedhin, të dorëzojnë në APK kërkesën dhe AKP-ja, pasi bën vlerësimin e kësaj agjencie të përzgjedhur, që detyrimisht të jenë antare të Rrjetit Europian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA dhe EQAR). jep dritën jeshile). Përvoja është. Kështu, shkolla e lartë NEHEMIA, para 1 vit e gjysëm ka kërkuar agjencinë gjermane FIBA anëtare e ENQA dhe bëri akreditimin e programeve të saj.
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 59

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/07/2018 - 23:27

Afër 6 muaj pas vrasjes, një shqiptar është prangosur nga policia greke në Selanik.Shqiptari 23-vjeçar është prangosur në kohën kur po bënte përpjekje për të kaluar kufirin e për të mbërritur në Shqipëri.Sipas asaj që

Postuar: 21/07/2018 - 23:22

Një 42 vjeçar është arrestuar në qytetin e Durrësit pasi dhunonte bashkëshorten e tij.Sipas polic

Postuar: 21/07/2018 - 22:45

Senida Mesi, Zv.Kryeministrja e Shqipërisë ndodhet prej disa ditësh në Amerikë, ku po zhvillon ta

Postuar: 21/07/2018 - 22:25

Pasi kanë konsumuar alkool në një festë private, ka lindur edhe sherri.

Postuar: 21/07/2018 - 21:44

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Korçës.

Postuar: 21/07/2018 - 21:21

I gjithë plazhi i Velipojës ka mbetur pa energji elektrike.

Postuar: 21/07/2018 - 21:02

 Shqetësimi i ngritur herë pas herë nga drejtuesit e mjeteve që përdorin Rrugën e Kombit, mb