BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Skandali me analizat e COVID-19, policia padit penalisht Spitalin Amerikan, prokuroria nis menjëherë hetimet

Skandali me analizat e COVID-19, policia padit penalisht Spitalin Amerikan,

Abuzimet dhe shkeljet e ligjit me testet e COVID-19 ka bërë që Spitali Amerikan të jetë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës. Deklaratat se spitalet private, të pa licencuara nga OBSH po mashtrojnë dhe po zhvatin qytetarët me testet për koronavirus e bëri shefja e epidemiologjisë pranë ISHP Eugena Tomini. Por pas kësaj deklarate, organet e drejtësisë u vunë në lëvizje për të konstatuar shkeljet, duke vënë nën hetim Spitalin Amerikan. Këtë gjë e pohoi kryeprokurorja Elisabeta Imeraj, e cila u shpreh për një televizion se Policia e Shtetit ka bërë një kallëzim pranë organit të akuzës për të nisur hetimet për mashtrimet që po iu bëhen qytetarëve shqiptare me testet, në kushtet e pandemisë.

Duke iu referuar ligjeve, Spitali Amerikan do të hetohet nga prokuroria, pasi është në shkelje të nenit 267 të Kodit Penal, i cili ka të bëjë me përhapjen e informatave të rreme që ngjallin panik, por edhe për shkelje të nenit 174 të Kodit Penal për kontrabandë me mallra të tjerë. Organi i akuzës do të hedhë shortin për të caktuar se cili prokuror do të hetojë këtë skandal korruptiv.

Spitali Amerikan prej ditësh ka nisur të kryejë analiza gjaku me anti-korpe për të identifikuar nëse një person është i prekur apo jo nga koronavirusi. Sipas drejtuesit të këtij spitali, Klodian Allajbeu, ata mund të kryenin deri në 4 mijë analiza në ditë. Një përfaqësuese nga laboratori i Spitalit Amerikan në një intervistë për mediat e vendit pohoi se një analizë kushton nga 150 deri në 300 euro.

Zyrtarisht ky test kryhet vetëm nga Instituti i Shëndetit Publik, analizë që bëhet përmes tamponeve nazo-faringial dhe jo përmes gjakut. ISHP ka ekskluzivitetin në Shqipëri për të kryer këtë lloj analize pasi duhet certifikimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Asnjë spital privat në Shqipëri nuk është certifikuar për këtë lloj analize. Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë sqaroi të gjithë qytetaret, se analizat për COVID-19, nuk mund të kryhen nga asnjë spital apo laborator privat në Shqipëri. Në një reagim të saj ditën e djeshme, Agjencia Kombëtare e Barnave saktësoi se deri më tani nuk ka lëshuar asnjë certifikate regjistrimi për diagnostifikimin e koronavirusit.

Më të lexuarat