BREAKING NEWS

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me
x
BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x

Aktualitet

Skandali me bashkëshorten e Ilir Metës/ Kush janë 3 rusët biznesmen të fuqishëm që përmend 'Eureporter' për lidhje të forta me Kryemadhin (EMRAT)

Skandali me bashkëshorten e Ilir Metës/ Kush janë 3 rusët

Vitaly Savvin, Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan janë 3 biznesmenë rusë që përmes kompanive të tyre i kanë dërguar disa pagesa Monika Kryemadhit, ish-kryetares së LSI, PL-ja e sotme, në kohën kur ajo e drejtonte partinë.

Në shkrimin e "eureporter" thuhet se Kryemadhi i mori këto para në vitin 2017, përmes bankës "Credit Agricole Suisse". Këto pagesa u bënë nga biznesmenë nafte që janë të lidhur me Kremlinin përmes disa kompanive offshore.

Vitaly Savin, dërguesi i njërës prej pagesave me vlerë 13 mijë euro është njeriu që sipas medias kontrollon Vradus Holdings. Vetë Slavin është një tregtar nafte, që sipas Forbes, ka dhuruar para tek Putin. 

Dy të tjerët janë Alexandër Smuzikov dhe Alexandër Kaplan. Sipas medias ata kontrollojnë kompaninë Holdem Holdings. Këta dy oligarkë janë gjithashtu të përfshirë në tregti nafte dhe janë të sanksionuar për lidhje me Kremlinin. 

Alexander Smuzikov Yuryevich është pronar kompanie dhe pronar i një rrjeti stacionesh benzine dhe koleksionist.

Agjencia e lajmeve Reuters më 2 nëntor 2016, ose një vit para transfertave që ata i kanë bërë Kryemadhit shkruan se dy investitorët rusë, i kërkuan llogari Maqedonisë së Veriut se pse kërkesa e tyre për blerjen e shpërndarësit të karburantit Makpetrol kishte ngecur.

Asokohe, Reuters shkruante se ata punonin me kompaninë e madhe të naftës ruse TNK-BP, e themeluar nga Mikhail Fridman një oligark rus, i ndaluar në disa vende për investim. Oferta e dyshes për të blerë Balkan Petroleum me 47 milionë euro në Maqedoninë e Veriut u refuzua edhe pse ishte 30 milionë euro më shumë nga vlera e tregut.