BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Skandali me laboratorët privatë/ Të sëmurin me prostatë e nxjerrin të shëndoshë

Skandali me laboratorët privatë/ Të sëmurin me prostatë

Fiks Fare denoncoi një tjetër skandal në fushën e shëndetësisë, mbi kryerjen e analizave nga laboratorët.

Pas investigimin të ujit me duhan që u paraqit si mostër urine dhe nuk u gjet nga  këta laborator, këtë herë Fiksi dërgoi për analizim serum me parametra të përcaktuara. Siç njihet ndryshe mostër kontrolli. Kryesisht përdoren nga laboratorët për të verifikuar saktësinë e kryerjes së analizës nga pajisjet laboratorike. Nga shtatë laboratorë vetëm dy nxorën përgjigje të saktë.

Si mostër për analizë u përdorën dy  mostra kontrolli. Gazetarët  e Fiksit në bashkëpunim me një laborante arritën që nga këto dy prova kontrolli t’i ndanin në tetë mostra të tjera.  Nga të cilat

katër mostra ishin për analizimin e hormonit të gjëndrës mbiveshkore, ndërsa katër të tjera për hormonin e prostatës. Në të dyja rastet dhe në të tetë mostrat provë të dërguara në  laboratorë të ndryshon, pacienti hipotetik i paraqitur nga Fiks Fare rezultoi i sëmurë.  Vetëm dy nga tetë mostrat e kontrollin dolën sipas parametrave të përcaktuar nga pajisjet laboratorike ku ato u dërguan.  Të tetë këto mostra u dërguan në tetë laboratorë të vendosur në zona të ndryshme në Tiranë. Vetëm njëri prej tyre nuk pranoi ta analizonte këtë mostër, duke pretenduar se nuk ishte i sigurt për kushtet në të cilat ishte marrë. Shtatë laboratorët e tjerë e analizuan duke kthyer një përgjigje një ditë më vonë.

Pas përgjigjes rezultoi se 3 nga këta laboratorë e kishin nxjerrë “pacientin” e  paraqitur nga Fiksi të shëndoshë. 2 prej tyre kishin nxjerrë një rezultat afër me atë të saktin, por sërish gabim.

Vetëm 2 prej tyre kishin nxjerrë rezultate të sakta, brenda normave të paracaktuara të mostrës së kontrollit.

Edhe këtë radhë Fiks Fare përgjigjet e këtyre analizave i dërgoi për verifikim pranë Autoritetit Shëndetësor Shtetëror. Shefja e Inspektimit pranë këtij institucioni Teuta Dinaj, falënderon Fiksin për këtë iniciativë dhe premton se edhe këtë radhë do të ngrihet një grup kontrolli për këta laboratorë. Ajo  theksoi se Autoriteti nuk është institucioni i vetëm që mban përgjegjësi për këto laboratorë. “Për sa i takon pajisjeve laboratorike ato janë objekt pune dhe kontrolli nga Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore” shprehet znj.Dinaj.  Por ABPM  ka qenë e pranishme edhe në kontrollin e parë të kryer pas investigimit të Fiksit, ku si urinë u paraqit ujë i përzier me duhan. Rezultatet dolën se nga kjo mostër urine “pacienti” ishte me prostatë. Edhe në këtë investigim Fiksi e çoi “urinën” në tetë laboratorë prej nga të cilëve nga Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore u morë vetëm një masë.  Mosplotësim i kushteve të ambienteve të pritjes se pacientëve për një nga laboratorët që analizuan ujin më duhan, paraqitur nga Fiksi si mostër urine.

 

 

 

Rezultati  i saktë për hormonin prostatës FPSA 0,147-0.273

 

Rezultati i dalë nga laboratorët :

 

Laboratori Nr 1      –   0,3

 

Laboratori Nr 2      –   0,224

 

Laboratori Nr 3      – 0,204

 

Laboratori Nr 4      – nuk e analizoi mostrën

 

Rezultati i saktë për hormonin e gjëndrës mbiveshkore Cortizol 321-482

 

Rezultati i dalë nga laboratorët:

 

Laboratori Nr 5      – 173.8

 

Laboratori Nr 6      – 146.19

 

Laboratori Nr 7      – 159.4

 

Laboratori Nr 8      – 493.6