
Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

SKANDALI që nxjerr zbuluar shërbimin tek Spitali Amerikan, gjykata detyron të dëmshpërblejë me 500 milion lekë pacienten e dëmtuar (VENDIMI)

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Shkurt 2021
Gjykata e Tiranës detyron Spitalin Amerikan të paguajë shpërblim në rreth 500 milionë lekë të vjetra në favor të shtetases E.Z., dhe familjarëve të saj, për shkaktim dëmi.
Në një vendim të marrë pak javë më parë, trupa gjykuese e kryeqytetit konstatoi se e reja E.Z. ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrët e sipërm gjatë trajtimit shëndetësor në spitalin privat.
Çështja gjyqësore ka nisur në vitin 2017.
Pas një morie seancash, ku janë përfshirë edhe ekspertë ortopedë dhe përfaqësues të Institutit të Mjekësisë Ligjore, gjykata arriti në konkluzionin se shërbimi shëndetësor në Spitalin Amerikan i ka shkaktuar paditëses E.Z dëme të konsiderueshme.
Në vendimin e datës 11 janar 2021, gjykata vendosi që Spitali Amerikan, në pronësi të biznesmenit Klodjan Allajbeu, duhet të paguajë shtetasen E.Z me një shumë prej 6.4 milionë lekë të reja për dëmtimin fizik.
Po ashtu, Spitali privat detyrohet të paguajë edhe 60 mijë euro në favor të të dëmtuarës E.Z. si shpërblim për dëmin moral dhe ekzistencial.
Në proces gjyqësor kanë ndërhyrë si “palë” edhe familjarë të të dëmtuarës E.Z.
Këta të fundit kanë kërkuar gjithashtu shpërblim për dëmin moral dhe ekzistencial që u është shkaktuar prej veprimeve të Spitalit Amerikan ndaj familjares së tyre.
Gjykata, pasi analizoi provat, si edhe bazuar në konkluzionet e ekspertëve, ka konkluduar se kërkesa e familjarëve është e drejtë dhe duhet pranuar.
Pas këtij konstatimi, gjykata vendosi detyrimin e Spitalit Amerikan të dëmshpërblejë edhe familjarët e të dëmtuarës E.Z. me një total prej 350 milionë lekëve të vjetra./BoldNews
Më të lexuarat


Përgjaken rrugët/ Aksident i rëndë në Gjakovë, 3 të vdekur, dyshohet se janë shtetas shqiptarë

Çfarë po ndodh? Ushtria amerikane ‘zbarkon’ në Durrës (VIDEO)

Kush do ua paguajë biletën ‘çunave nga Londra’? E zbulon Balluku, cilat do të jenë destinacionet e para nga aeroporti i Kukësit

"Kemi plan të qartë"/ Balluku jep lajmin e shumëpritur për aeroportin e Kukësit: Gati për fluturimin e parë

Tronditet Fieri/ Tentuan të vrasin 33-vjeçarin, 3 në pranga dhe 1 në kërkim. Policia zbardh gjithë skenarin e rëndë që kishin përgatitur katër autorët

A ka bërë Edi Rama botox? Kirurgu i njohur estetik flet hapur dhe zbulon terapinë që mund të ketë ndjekur kryeministri

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Vala e fshehtë e pandemisë, rreziku i rritjes të të sëmurëve të tjerë jo nga Covid-i

Mos dilni pa çadër me vete/ Reshje në të gjithë vendin, mësoni si parashikohet të jetë moti sot dhe nesër

Plagosjet me armë zjarri në Mamurras, gjykata liron nga qelia policin dhe dy vëllezërit, një tjetër mbetet në burg

Dënohet me 33 vite burg ish-gardisti, dy vite më parë vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij
