BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

“S’kanë shku lekët tek shpia...Do flasi Koli thuaj. Gertën ta gjesh me patjetër”, përgjimet që zbuluan autorët e atentatit ndaj aktorit: Pse k.... je ti! Po të solla paketë edhe uj ta dish që...

“S’kanë shku lekët tek shpia...Do flasi Koli thuaj.

Kanë kaluar tre vjet nga atentati që la të plagosur rëndë aktorin Mishel Prela dhe kjo histori kishte mbetur në arkiva e gati ishte harruar por identifikimi i kufomës së Eglantina Bucit të gjetur në Dajt dhe akuza ndaj babait dhe vëllait të saj, riktheu dhe njëherë në vëmendje dosjen e korrikut 2017.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb” janë pasqyruar edhe përgjimet nga grupit prej 5 personave.

Biseda e bërë në polici mes dy vëllezërve, Ermir e Miklar Tola, pas arrestimit të këtij të fundit, ka zbuluar pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal që morën pjesë në atentatin e përgatitur ndaj aktorit Mishel Prela.

Në përgjimin e bisedave ambientale midis Miklarit, i cili thirret ndryshe edhe me emrin “Koli” dhe vëllait të tij, Ermirit, zbulohet personi që kishte marrë përsipër vrasjen e 31-vjeçarit. Miklari i thotë të vëllait se paratë nuk kishin shkuar në shtëpi dhe se ai duhet të gjente e të takonte Xenin (Shkëlzenin) që t’ia dërgonte dhe t’i gjente avokatin më të mirë për ta nxjerrë nga biruca, ose në të kundërt do të tregonte gjithçka që dinte, pasi sipas tij, ai nuk kishte bërë gjë me dorën e vet.

PËRGJIMET
Gjatë hetimeve paraprake të zhvilluara në funksion të këtij procedimi penal, mbi bazën e autorizimit të prokurorit të çështjes, dt. 21 korrik 2017 “Për mbajtjen në vëzhgim të shtetasit Ermir Tola”, nga Seksioni i Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë përpiluar dy raporte shërbimi, ku ka rezultuar se subjekti Ermir Tola, në datë 21 korrik 2017, rreth orës 15:40 në vendin e quajtur “Sheshi i Medresesë” dhe pikërisht ngjitur me stacionin e autobusëve të linjës Kinostudio-Qendër është takuar me një person tjetër rreth 30 vjeç, me flokë të rëna në pjesën e përparme i veshur me bluzë ngjyrë blu të errët dhe pantallona të shkurtra treçerekshe me kuadrate, i cili kishte shkuar në takim me një motocikletë tip “Piagio” pa targa. Subjekti Ermir Tola, ka qëndruar me këtë person duke biseduar rreth 15 minuta dhe më pas ata janë ndarë. Në orën 20:30 të datës 21.07.2017, në vendin e quajtur “Sheshi i Medresesë” është bërë bllokimi i shtetasit Ermir Tola.

Në orën 20:00 po të datës 21 korrik 2017 subjekti rreth 30 vjeç, me flokë të rëna në pjesën e përparme, i veshur me bluzë ngjyrë blu të errët dhe pantallona të shkurtra treçerekshe me kuadrate, është konstatuar së bashku me një person tjetër, kur po dilnin nga një bilardo pa emër dhe po drejtoheshin në drejtim të lokal “Elison” në lagjen Babrru-Tiranë. Në këtë moment është bërë bllokimi i këtyre dy shtetasve dhe pas kontrollit të dokumentacionit identifikues ka rezultuar se personi i moshës rreth 30 vjeç, me flokë të rëna në pjesën e përparme, i veshur me vluzë ngjyrë blu të errët dhe pantallona të shkurtra tre çerekshe me kuadrate, quhet Shkëlzen Buci.

Të dy këto raporte vëzhgimi janë administruar në dosjen hetimore dhe janë të shoqëruara me fotografi dhe një CD, ku janë fiksuar takimet e subjektit Ermir Tola, me subjektin tjetër të identifikuar me emrin Shkëlzen Buci.

Gjatë hetimeve paraprake të zhvilluara në funksion të këtij procedimi penal, në bazë të autorizimit të prokurorit të çështjes, datë 21 korrik 2017, “Për lejimin e përgjimit ambiental” nga Seksioni Tekniko Shkencor dhe Depërtimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë pas kryerjes së veprimeve të përgjimit, është administruar në dosje proces-verbali mbi veprimin , transkriptimit të bisedave midis shtetasve Ermir Tola dhe të pandehurit Miklar Tola, i cili thirret ndryshe me emrin “Koli”, nga ky veprim kanë rezultuar me interes bisedat, të cilat pas transkriptimit janë të evidentuara si më poshtë vijon:

Ermiri: A je ngatërru me ndonjë gjë?

Miklari: Aaaa.

Ermiri: A je ngatërru me ndonjë gjë po të them?

Miklari: Eeeehee.

Ermiri: Bëj be?

Miklari: Ça thu ore?

Ermiri: A je ngatërru me ndonjë gjë?

Miklari: Po po..Ej…ato asnji eee, kur të dalësh tako Gertën.

Ermiri: Gertën?

Miklari: Gertën edhe duhet me gjet patjetër, vetëm ti dhe Gerta, duhet me gjet patjetër Xenin. Ndoshta ka fol Gerta, po më tha Koli thua e nigjo? Duhet të takoj Xenin ka thënë Koli thuj. “S’kanë shku lekët sot mbasdite tek shpia”.

Ermiri: “S’kan shku lekët”?

Miklari: “Eee afrou…S’kanë shku lekët sot mbasdite tek shpia dhe avokati më i mirë, të vij këtu e të më nxjerri thuaj. Ta mbaj e di vete ai shoku se çfarë do e gjej, kaq…Do flasi Koli thuaj.”

Ermiri: Të qe…..lekët mos mbaj asnjë gjo them.

Miklari: Nuk kam mbajt asnjë gjo un o shok. As nuk kam mbajt gjo, as nuk kam nxjer njeri gjo. S’kam çar mbaj, nuk kam bo gjë un me dorën time o shok, me hajn k….

Ermiri: Për sa lek, për car lekët nuk kanë shku lekët që keni bërë atë?

Miklari: E di ai se ai e di atë person. Se ju se gjeni dot.

Ermiri: Ku ta gjejm Xenin?

Miklari: Në telefon o burr e ka numrin Gerta, fol me Gertën mos e ka Gerta numrin e telefonit ose ose mer Enxhon po se gjete dot numrin dhe thuj më jep pak atë numrin që të ka çuar mesazh Koli dje thuaj, është 6641, pastaj një katër gjashtë dhe një 3 më duket në fund. A në rregull, nuk kanë shku lekët tek shpia thuaj të përgatitet ai shoku për arrati thuaj në rregull?

Ermiri: Për ku me u përgatit?

Miklari: Për këtu në vend tim, se cari…

Ermiri: Sa lek…?

Miklari: Janë nja 30 mij euro, 30 mij euro.

Ermiri: Dhe për ato je tu rreziku?

Miklari: Po jo shoku un nuk kam asnjë lloj rreziku rrot k…, më rruajn…më i miri s’kam shti.

Ermiri: Kush ka shtu?

Miklari: S’ka ç’të duhet ty….Jo idjot mo kalama b…tetë plumba, dy e kan kap në këmb, nji në stomak. Po ça më plasi trapi mu, i shkuan për lesh, do e bëjë m…me zorrë, i shkuan për lesh se i kanë ça zorrën e trashë, e ku e di unë. Kështu u thuj. A e more vesh? Për të fol Koli nuk ka fol, nuk ka nxjerrë njëri thuj. Le të rij i qetë thuj, ama lekët te shpija edhe muj për muj rrogën thuj, 500 euroshin tek shpija, edhe avokati më i mirë të vijë këtu thuj. Se Koli nuk ka lek me e pagujt.

Ermiri: Si si?

Miklari: Lekët tek shpija sot mbasdite, sa të japi ai, njëzetë e pesë, tridhjetë. Sa të japi ai o njëzet e pesë o tridhjetë mund të japë edhe më shumë.

Ermiri: Kaq, kaq t’i them.

Miklari: E di vetë ai. Lekët thuj më ka thënë Koli, me fol me atë thuj dhe deri më sot s’kan vajt lekët te shpija ku ka than Koli, se nuk do kalbet Koli njëzet vjet mrena për b…e atij p… të motrës. Kështu thuj, kështu thuj. Edhe me më gjet mu mënyrën me më lajmaru, që ta di unë se nqs nuk bëhet ajo…të flas unë o shok. Të iki në shtëpi un.

Ermiri: Po të solla. Po të solla paketë, edhe uj ta dish që kan shku lekët.

Miklari: Paketë dhe uj?

Ermimi: Po nuk të solla gjë, nuk do e kem taku Xenin fare.

Miklari: Paska harru telefonin në makinë time dhe kam gjet këto. Vetëm ajo ma q.. nanë mu. Nuk është i imi, nuk di gjë i thash unë. Ene Trimin e kishin marrë mren.

Armimi: Aty isha.

Miklari: Aaa?

Ermimi: Aty përjashta ishte.

Miklari: Po ishte lart kur dola un.

Miklari: Ku lart?

Miklari: Se pika kafe me atë mram un

Ermimi: Më kë?

Miklari: Me trimin

Emrimi: Kur?

Miklari: Në Në darkë.

Ermiri: Në darkë dje?

Miklari: Po

Ermiri: Aty sipër

Miklari: Piva kafe. Po pra ky me….te shkolla Bajram Curri. Piva kafe te shkolla Bajram Curri them me Trimin.

Ermimi: Ehë.

Miklari: Dhe më pyetën, ku ishe. Thash që aty më ka makina naftë, e ika lart tek shkolla Bajram Curri, takova një shok e piva një kafe

Ermiri: Po

Miklari: Shkova bleva ilaçet, i hypa taksisë e ika në shtëpi. Se e kishin me të shpejt. Pse nuk bleve naftë? Do rrija unë të meresha me makinën….ato e kishin urgjent.

Ermimi: Se ma gjo përsipër k….

Miklari: Unë?! Pse k… je ti!

Ermiri: Sa do rrish aty?

Miklari: Nja njëzet vjet (qesh)

Ermimi: Jo ore!

Milari: (qesh) Po ca të të them

Ermiri: Se ma gjo përsipër k…

Miklari: Unë! Pse k… je ti!

Ermimi: Qafsha të gjithë

Miklari: Pse je kaq k… ti, si mund të merrkam përsipër gjë unë!

Më të lexuarat