BREAKING NEWS

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në Kombinat: Të thellohet hetimi!

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në
x

Aktualitet

“S’kemi nevojë për asnjë parti”/ Iu drejtua SPAK-ut, Budina flet hapur për protestën e radhës dhe jep mesazhin e prerë: Politika t’i thërrasë mendjes!

“S’kemi nevojë për asnjë parti”/ Iu drejtua

Regjisori dhe aktori Edmond Budina pas dorëzimit të kallëzimit penal në SPAK për shembjen e Teatrit Kombëtar ka dhënë  një deklaratë të fortë për gazetaren Klodiana Lala.

Regjisori Budina tha se qëndresa qytetare do të vijojë, pasi sipas tij, edhe pse teatri është shembur fizikisht, ai ka mbetur në zemrat e të gjithë artistëve dhe qytetarëve.

“Ne kemi ndërtuar një sistem qytetar, kjo është një frymë. Ne nuk duam as të kemi një parti, as një kryesi, ne jemi një grup qytetarësh. Edhe pse teatri është shprehur fizikisht, ai nuk është shembur, pasi ka mbetur në zemrat e të gjithëve. Ne kërkojmë të mos na zhduket kultura, në interesat e dy vetave që mbushin xhepat. Partitë politike duhet t’i thërrasin mendjes, se ata janë në shërbim të popullit”, tha Budina.

I pyetur lidhur me protestën e paralajmëruar nga artistët, regjisori theksoi se “Nuk kemi caktuar datë. Do jetë një manifestim gjithëpërfshirës, ku mund të bashkohet kush të dojë. Ne do të tregojmë që ne jemi dhe zëri i qytetarit duhet të dëgjohet”.