BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x
BREAKING NEWS

Shpërthimet në gazsellës alarmojnë NATO, blindohet Norvegjia me trupa ushtarake

Shpërthimet në gazsellës alarmojnë NATO, blindohet Norvegjia
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e vështira për Serbinë, nis plani gjerman për të ndryshuar politikën me “dy karrige” të Vuçiçit, këshilltari i Scholz “zbarkon” në rajon, del jashtë loje dhe “Ballkani i Hapur”

Fillojnë ditët e vështira për Serbinë, nis plani
x
BREAKING NEWS

Putin mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit, ja pika ku mund të shpërthejë “Lufta e Tretë Botërore” që do të përfshijë Rusinë dhe NATO

Putin mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit, ja
x
BREAKING NEWS

Bota nën alarm, Putin hap rrugën për përdorimin e armëve bërthamore, shpall zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të pavarura të Ukrainës, SHBA e paralajmëron për pasoja katastrofike

Bota nën alarm, Putin hap rrugën për përdorimin e
x
BREAKING NEWS

Henry Kissinger: Putin ka humbur, ne e mundim dhe në luftën bërthamore, ja si duhet të kundërpërgjigjet NATO

Henry Kissinger: Putin  ka humbur, ne e mundim dhe në luftën
x
BREAKING NEWS

Ndryshime në Polici/ Muhamet Rrumbullaku nis me emërimet, lëvizin drejtorët në disa qarqe të rëndësishme të vendit, zbardhen emrat

Ndryshime në Polici/ Muhamet Rrumbullaku nis me emërimet, lëvizin
x

Aktualitet

"Skenë shkatërruese"/ Ndërroi jetë së bashku me 3 shokët në aksidentin e tmerrshëm, futbollisti shqiptar i apasionuar pas sportit, miqtë shpërthejnë në lot: Ishte portier shumë i fortë!

"Skenë shkatërruese"/ Ndërroi jetë së bashku

Një 18 vjeçar shqiptar ndërroi jetë në një aksident të rëndë që ndodhi mbrëmjen midis të shtunës së 13 gushtit dhe të dielës 14 gusht në Godega/Sant’Urbano të Trevisos.

Së bashku me të riun shqiptar Xhuliano Kellici, udhëtonin edhe tre miqtë e tij Daniele Ortolan, Marco Da Re dhe Daniele De Re, të cilët po ashtu mbetën viktima të përplasjes së fuqishme.

Të katër djemtë në një shkrim të medias italiane CorrierdellaSerra cilësohen si tepër të sjellshëm dhe punëtor, ndërkohë që ishin angazhuar në sport, pasi merreshin me çiklizëm, futboll dhe not.

"Skenë shkatërruese"/ Ndërroi jetë së bashku

“Një miqësi e lindur në shkollë – që në shkollën fillore – dhe e çimentuar ditë pas dite. Lojëra futbolli, xhiro me biçikletë, mbrëmje së bashku, si adoleshent dhe më pas si të rritur, i kalonin duke folur për gjithçka. Djemtë që vdiqën në përplasjen e tmerrshme të një nate tjetër jetonin të gjithë në këto anë, në fshatrat e kufizuar nga rruga shtetërore 13 Pontebbana që lidh Veneton dhe Friuli-Venezia Giulia”, thuhet në artikullin dedikuar 4 djemve.

Edhe kryetari i komunës së Canevas Dino Salatin, ku jetonte 18-vjeçari Marco Da Re, ka shpërthyer në lot kur i është dashur të flasë për mediat.

“Të njëjtën skenë shkatërruese të përjetuar nga të katër familjet. Mendoj për dhimbjen e këtyre baballarëve dhe nënave, por mendoj edhe dhimbjen e përjetuar nga agjentët para se t’i jepnin lajmin”, thotë ai.

Ndërkohë, sa i përket Xhuliano Kellicit, ai ka luajtur si portier në një prej akademive të futbollit në zonë.

“Pranë stacionit ndalojnë disa djem me kostume sportive. Ata e njihnin mirë Xhuliano Kellicin, 18-vjeçarin me origjinë kosovare që banonte në Cordignano. “Kam luajtur futboll me të pikërisht në Orsago, mes Allievit. Ai ishte një portier shumë i fortë”, tregon Mohamedi për median italiane,

Ai dukej i trishtuar nga “lajmi i hidhur” i mësuar në mëngjes për Xhulianon dhe tre djemtë e tjerë , ndërsa vijon: “Pastaj humbëm kontaktin sepse të dy ndryshuam ekip, muaj më parë kemi kryqëzuar rrugët rastësisht: ai më tha se e kishte lënë futbollin, por po mendonte të fillonte nga e para…”.

Më të lexuarat