
Rihapet 21 Janari, hetime ndaj Berishës për vrasjen e Aleks Nikës, Hekuran Dedës dhe 6 të plagosurve, ja provat tronditëse të policisë në prokurori

Skuadër me 4 persona për të ekzekutuar Ylli Ibrahimin, u nisën nga Tirana në Milot, të paguar nga grupe kriminale që kanë rivalitet me kontigjentë kriminalë në zonën e Laçit

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Janar 2021

Dy qitësit, që kishin marë përsipër të ekzekutonin me një automatik “Scorpions”, Ylli Ibrahimin, rezultojnë të jenë nisur nga Tirana në drejtim të Milotit, bën me dije gazetari Elton Qyno.
Ata besohet se janë paguar nga grupe kriminale që kanë rivalitet me kontigjentë kriminalë në zonën e Laçit, ku qëndronte shpesh dhe Ylli Ibrahimi, person ky me precedentë të mëparshëm penalë.
Në këtë ngjarje të rëndë kriminale, ku siç duket edhe në pamje filmike, autorët kanë qënë të mirëorganizuar për të kryer atentatin dhe dyshohen se kanë marë pjesë më shumë se dy persona.
Sipas anëtarëve të grupit hetimor, Ibrahimi është mbajtur në vëzhgim nga dy persona të tjerë në zonën e Milotit, të cilët raportonin mbi lëvizjet e objektivit, dy personat e tjerë që shihni në këto pamje filmike mbi motor.
Sapo Ibrahimi, është ulur në një kafene në zonën e Milotit, informatorët kanë treguar vendodhjen e tij dhe menjëherë drejt vendit janë nisur dy personat me motor. të armatosur me një automatik “Skorpions”, grupi i qitësave, që ka dyshime se janë nga qyteti i Vlorës, është parë për herë të parë në kamerat e aeroportit të Rinasit, duke udhëtuar drejt zonës së Fushë-Krujës.
Mandej, kamerat e bizneseve e kanë pikasur motorin me dy personat në rrugën dytësore në drejtim të Milotit, ku në këtë zonë kanë qëndruar deri në një sinjalizim të dytë, kur Ylli Ibrahimi, të dilte nga lokali.
Personat me motor në të gjithë kamerat e analizuara nga policia dhe prokuroria e Laçit, shfaqen me skafandër në kokë, duke mos patur asnjë shenjë identifikimi.
Ata janë vënë në lëvizje sapo, janë informuar se Ylli Ibrahimi ka dalë nga lokali dhe ndodhej duke ecur në këmbë në trotuar.
Në mënyrë të befasishme, Ibrahimi është qëlluar mbi 15 herë me “Skorpions”, ku pjesën më të madhe të plumbave, plot 7 copë, i ka marë në pjesën e këmbëve dhe asnjë në trup.
Fatmirësisht, Ibrahimi ka mundur të shpëtojë. Ai është plagosur në këmbë ku plumbat I kanë shkaktuar dëmtime të shumta për të cilat i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e traumës në Tiranë Deri në këtë fazë të hetimit,policia e Laçit ka marë në pyetje dhjetëra persona, por pa mundur ti identifikojnë.
Më të lexuarat


“Më frenonte makina vetë”, Blendi Fevziu tregon çudinë me të cilën u përball në Elbasan: Më dilte një këmbë ure që nuk ekzistonte dhe...

E trishtë/ COVID-19 i merr jetën artistit të madh shqiptar, vajza e tij rrëqeth me dedikim e saj: U shua shtylla e familjes sonë! (EMRI+FOTO)

Dyshohet se pastronin paratë e drogës përmes fajdeve, prokuroria u sekuestron 2 vëllezërve 5 milionë euro pasuri

Shtohet misteri për zhdukjen e biznesmenit italian, telefoni i tij vijon të bjerë, analiza e ADN do të vulosë gjithçka

“Sot në postë ishte surpriza e radhës nga atdheu”/ I befasuar nga ajo që i mbërriti në shtëpi, Dritan Zagani lëshon paralajmërimin e fortë: Ky është momenti i së vërtetës! (FOTO)

“I vrau Sali Berisha”, Artan Hoxha publikon videon që po shpërndahet me shpejtësi dhe plas ‘bombën’: Ilir Meta u shfaq me zë dhe figurë!

Blendi Fevziu rrëfen momentin e sikletshëm, tregon çfarë i ka ndodhur gjatë rrugës për të Korçë: Ia bëra nja dy herë me drita...

Mbeten mister shpërthimet e forta në mes të natës në Lezhë, banorët e frikësuar: U dëgjua fort, tronditi edhe tokën, ja ç’na panë sytë

Betimi i Joe Biden si presidenti i SHBA-ve, Baton Haxhiu parashikon ‘probleme serioze’ për Kosovën

Sondazhet për zgjedhjet, reagon pedagogu i njohur: Kjo është pyetja e madhe e 25 Prillit
