
"Skuadra gati! Para marsh!" Dy shqiptarët vënë në rresht repartin, tërbohen grekët (VIDEO bëhet virale)

Shkruar nga SOT.COM.AL 15 Janar 2021

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka shkaktuar tërbim në mediat greke.
Behet fjalë për dy të rinj shqiptarë, njëri prej tyre me banim në rrugën "5 Maji" në Tiranë, të cilët me sa kuptohet kanë rol drejtues në një repart ushtarak.
Pasi flasin shqip në video dhe përshëndesin shokët e tyre në Shqipëri, dy të rinjtë urdhërojnë ushtarët e tjerë të rreshtuar që të veprojnë sipas udhëzimeve të tyre.
"Skuadra, gati tu! Para marsh", dëgjohet të thotë njëri prej tyre fill pas videos duke qeshur më pas me njeri-tjetrin.
Pas publikimit të videos, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Greqisë ka nisur një hetim në lidhje me rrethanat e xhirimit të saj dhe nëse në të ka fyerje për Greqinë apo ushtrinë vendase.
Siç kuptohet nga ajo që thonë, shqiptarët nuk fyejnë Greqinë, thjesht përshëndesin shokët e tyre në Shqipëri duke i publikuar më pas pamjet në Instagram, por kjo gjë nuk u ka pëlqyer disa grekëve.
Duhet theksuar se janë disa mijëra shqiptarë që përmbushin detyrimin ushtarak në Greqi, si një kusht për marrjen e shtetësisë. Një fakt të tillë e vënë në dukje edhe mediat greke që kanë publikuar plot shqetësim lajmin në fjalë.
Më të lexuarat


Përditësimi i Covid-19/ Ulet numri i infektimeve, MSH tregon sa raste të reja u shënuan në 24 të fundit

U hodh nga spitali dhe ndërroi jetë, stilistja e njohur rikujton Xhinon për 30-vjetorin e tij: Më duket sikur pasdite do vijë në shtëpi, jetoj me gënjeshtrën që...

Aksident i rëndë në Lushnje, humbin jetën dy persona (Detajet e para nga Policia)

Sot dita e fundit për tu dorëzuar në KQZ, Partia Aleanca Demokracia e Re publikon listën e kandidatëve për deputet

“OSSHE mund ta zbulojë këtë”, Artan Hoxha tregon strategjinë kriminale që ndiqet në vendin tonë

Rriten rastet e reja në Kosovë, ja sa persona kanë humbur betejën me Covid-19

“SPAK të fillojë nga zyrtarët e lartë”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Sot paratë vijnë nga dy drejtime!

Greqia jep lajmin e keq për shqiptarët

“Më hapin barkun ata që...”, Artan Fuga del me reagimin e fortë për largimet e fundit nga politika shqiptare: Ka faj prokuroria që nuk i merr nën hetim!

Gazetarja e njohur befason me reagimin: 10 ambulanca të pajisuara me bombula oksigjeni dhe mjeku Pëllumb Pipero janë vendosur pranë PD-së
