BREAKING NEWS

Sekuestrohet ish-hotel ‘Vollga’ në Durrës, kush është bosi që kishte privatizuar një pjesë të pronës, pritet konferencë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive

Sekuestrohet ish-hotel ‘Vollga’ në Durrës, kush
x

Aktualitet

Skulptori i njohur tregon bisedat me Ramën: I thashë për të dalë jashtë, ai qeshte. Përjetuam një valle vdekjeje, njerëz të uritur, të masakruar…

Skulptori i njohur tregon bisedat me Ramën: I thashë për të

30 vite më parë, Tirana do të printe fillimin e ndryshimeve demokratike, kur shqiptarët mposhtën frikën dhe zgjodhën lirinë në perëndim.

Për të përkujtuar këtë ngjarje të shënuar, skulptori Agim Rada ka përjetësuar në një vepër të tij në Rrugën e Ambasadave, 2 korrikun e 1990, kushtuar pikërisht atyre që grisën guximshëm perden e hekurt të regjimit komunist dhe rendën drejt lirisë evropiane.

Vetë skulptori Rada risolli edhe përjetimet personale të ngjarjeve të atyre ditëve ku ai ishte dëshmitar, ndërsa i bëri një apel ambasadorëve të pranishëm që të ndihmojnë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt familjes evropiane.

“Kam qenë dëshmitar i atyre ngjarjeve. Edhe kur u përplas makina aty në ambasadën gjermane kam qenë aty, përjetuam valle vdekjeje, njerëz të masakruar, të uritur, të shëmtuar fizikisht, të pistë, të palarë, që një monstër i kishte mbyllur e nuk i linte të dilnin, qoftë edhe një tingull muzike që i ndalonin apo na burgosnin për dy fije floku, jetuam një absurd që nuk ka qenë i ngjashëm me asnjë në botë. Erioni përmendi kryeministrin këtu, unë kam punuar me të atin e tij kur kam qenë i ri dhe deri ditën kur ndërroi jetë, përpos respektit si njeri i mrekullueshëm, njihem me Edin se ishte i biri i profesorit. Ja te kjo rrugë këtu i thosha “Edi dalim jashtë shtetit?”, ai qeshte, se unë e shihja si jashtë shtetit kur shëtisnim këtu dhe flisnin e flisnim rreth regjimit që na çmendi të gjithëve, por filluam të kurohemi, të kapim jetën dhe me shpresë të zotit, kjo plaga e zezë, si goja e gjarprit helmues do jetë një plagë ku do rrjedhin dhimbjet tona.I ftoj dhe i lus si skulptor dhe si artist, meqë këtu janë ambasadorët, bëni pak më shumë për Shqipërinë, bëni pak më shumë që edhe ne të jemi krah jush. Loboni në vendet tuaja dhe ne do ju jemi mirënjohës siç ju jemi deri më sot”, tha Rada.

Më të lexuarat