BREAKING NEWS

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona
x

Aktualitet

“Sot i ka ikur ekranit shqiptar një burrë i pashëm mendjehapur”, aktori Mevlan Shanaj i pikëlluar për ndarjen nga jeta të regjisorit të njohur: Lamtumirë mik i miqësisë së qeshur!

“Sot i ka ikur ekranit shqiptar një burrë i pashëm

Aktori Mevlan Shanaj ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për ndarjen nga jeta të regjisorit të njohur, Muharrem Fejzo në moshën 87-vjeccare për shkak të COVID-19.

"Muharrem Fejzo, iku! Sot i ka ikur ekranit shqiptar një burrë i pashëm mendje hapur! Sa mirë ishte këtë verë. Punonte ende në pikturë. Gjatë gushtit me tha dua të kesh dhuratë kompozim portretin tënd . Ditë COVDI o Leme, e shtyjmë për më vonë!

Emër i pasur me vepra! Regjjsor i filmave: Mesonjtorja, Operacioni Zjarri, Një emër mes njerëzve, Muri i gjallë, Guna përmbi tela, Fije që priten , Kapedani ( bashkëautor)e tj. Skulptor, piktor! Njeri i ditur,mik i pastër,sqimtar! Iku një njeri që mbillte fisnikëri, buzeqeshja ishte pronë e tij! Lamtumire Leme, kur të kam njohur luaje ne kitarre ! I veshur bukur! Ashtu ke mbetur për mua! Mik i miqësise së qeshur", shkruan ai.