BREAKING NEWS

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e
x

Aktualitet

Sot nuk i ndryshuam masat anti-COVID, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve jep lajmin e mirë çfarë pritet të ndodhë me 1 Mars

Sot nuk i ndryshuam masat anti-COVID, kryetarja e Komitetit Teknik të

Mira Rakacolli, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve thotë se nuk ndryshuan masat e këtyre dy javëve të fundit pasi ka pasur përmirësim të situatës me covidin.

Rakacolli tha se është vënë re që janë shtuar rastet në moshat e reja, sidomos te moshat 15 vjeç deri në 25, dhe deri 65 vjeç.

Rakacolli shtoi se pritet që në 1 mars të vijnë edhe 15 mijë doza të tjera nga kompania Pfizer në bazë të kontratës së bërë.

'Kemi filluar një proces vaksinimi dhe mendoj se transmetimi i virusit do të shkëputet. Unë shpresoj që ato 1600 shtretër që kemi nuk do të mbushen. Ne i kemi kushtet, por duhen dozat e vaksinimit. Kemi filluar vaksinimin në 11 janar, ndërkohë që në 6 janar ka filluar në një vend të BE-së si Holanda. Kemi qenë vendi i parë në rajon që kemi filluar vaksinimin. Pfizeri ka pasur një mosrespektim të furnizimit me vaksina për gjithë botën, për të rritur kapacitetin vaksinues. Pritet që në 1 mars të vijnë edhe 15 mijë doza të tjera nga Pfizer. Skenari më i mirë i përfundimit të procesit të vaksinimit është 14 muaj.'-tha ajo.