Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Aktualitet

“Sot zëvendëson rojet, nesër...”, Demalia ‘shpërthen’ keq ndaj SPAK: Sulmi ndaj Rtv Ora është luftë psikologjike, ja çfarë do ndodhë

“Sot zëvendëson rojet, nesër...”, Demalia

Analisti Ilir Demalia është shprehur se veprimet e SPAK-ut kundrejt TV Ora vihen në pikëpyetje. Për Demaliajn e gjitha kjo bëhet për luftë psikologjike, pasi sipas tij, shumë gazetarë kanë frikë se mund të hiqen nga puna.

Demalia për Ora Neës: Ora Neës ishte bërë shqetësuese për bashkinë e Tiranës duke luajtur rolin e vete si media. Këto veprime kanë vënë në pikëpyetje edhe veprimet e SPAK. Hetimi nuk duhet të bëhej në këtë mënyrë. I gjithë qëllimi është që të shkatërrohen këto dy televizione. U bëhet goditje edhe gazetarëve që nuk merren me trafiqe droge. Gazetarët janë të frustruar dhe kjo është normale, se është shqetësuese që të shohësh njerëz me armë. Çfarë janë ata njerëz aty, cfarë janë ata gazetarë, qendra e Al-Qaedës është aty? Kjo bëhet për një luftë psikologjike.

Shumë gazetarë më kanë thënë se kanë frikë dhe nuk dinë se si të veprojnë sepse edhe ata kanë familje. Nuk dinë ç’të bëjnë sepse kanë frikë se mund të hiqen nga puna. Unë jam që të goditet krimi, por jo në këtë mënyrë të shëmtuar. Nuk zgjidhen gjërat duke goditur një media duke forcuar pozitat e mazhorancës. Shoqëria civile dhe opozita duhet të ishin më aktivë këtu. po ashtu duhet të ishin aktivë edhe shoqatat e gazetarëve.

Demalia tha se nëse SPAK do të ishte kaq i ndershëm të fillojë nga politikanët dhe nga gjithë mediat dhe portalet në vend.

Demalia: Duan të sjellin roje të reja duke i paguan me paga të larta nga paratë e RTV Ora. Po ashtu, me këtë logjikë, SPAK-u meqë është duke hetuar, të sjellë edhe gazetarët e vet. Rojet ishin pjesë e televizionit. Sot zëvendëson rojet, nesër gazetarët dhe pastaj pronarët e dalëngadalë nuk ka më ORA. Nëse SPAK-u do të ishte kaq i ndershëm, le ta fillonte nga shteti. Të bëjë SPAK-u transparencën e gjithë medieve, gjithë portaleve, se nuk bëhen fitime me portale. Lejet e ndërtimit në Tiranë janë për të pastruar paratë. Sa do SPAK-u? T’i jap unë 100 emra që nuk ka nevojë që të gërmosh se janë të dukshëm. Siç duket SPAK ka qëllim shkatërrimin e medias për shërbim ndaj Ramës.