
Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet masa e dhënë

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na tha se u zhduk”/ Zbulohet për herë të parë shteti ku ndodhet personi që lajmëroi xhaxhanë e Ervis Martinaj për zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e menjëhershëm

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e kërcyer në bodrumet e politikës shqiptare

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e Berishës nga politika, në shtator Kuvendi do shkaktojë “tërmet” për “non gratat” dhe spiunët

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali Berishën, nëse nuk do jetë më deputet ndaj tij do të filloj procesi penal, në shtator do kemi ngjarje të reja

Paralelet mes rastit “Berisha” dhe atij të zv.presidentit të Paraguajit pas shpalljes “non grata” nga SHBA, ja vija e kuqe që i ndan në mes

“Ndarja e tij është një humbje e madhe për të gjithë”/ Fakulteti i Ekonomisë jep lajmin e trishtë: Për pesë dekada Profesor në auditore dhe angazhim në pasurimin e aktivitetit akademik dhe shkencor

SPAK arreston 29 persona dhe konfiskon mijëra euro gjatë muajit qershor, prokurori i ONM përplaset me KPA pas konfirmimit në detyrë të gjyqtarit Gerd Hoxha

Shkruar nga Rigels Seliman 7 Korrik 2022

Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion në një bilanci të publikuar së fundmi për muajin qershor, raporton se ka janë dërguar për gjykim 3 procedime penale me 26 persona të pandehur. Sipas SPAK, pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 5 vendime themeli, janë deklaruar fajtorë 29 të pandehur. “Mbi disa tregues statistikorë të punës së Prokurorisë së Posaçme për muajin QERSHOR 2022”. Gjatë muajit Qershor 2022: Janë paraqitur 12 kallëzime penale, nga të cilat për 5 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve. Janë regjistruar 7 procedime penale, nga të cilët 2 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Janë dërguar për gjykim 3 procedime penale me 26 persona të pandehur, nga të cilat, 2 procedime me 25 të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe një procedim me një të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme është miratuar nga Gjykata e Posaçme një masë sigurimi personal ndaj një personi nën hetim. Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 5 vendime themeli, janë deklaruar fajtorë 29 të pandehur. Janë kthyer 54 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre. Janë ekzekutuar 6 vendime penale të formës së prerë si dhe janë nxjerrë 22 urdhra ekzekutimi për persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë”, thuhet në njoftim.
Sekuestrimi i pasurive
Sa i përket sekuestrimeve, SPAK bën të ditur se janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për konfiskimin e pasurive të luajtshme si 6 automjete, 82 aparate celular të markave të ndryshme, 6 laptopë. Po ashtu janë sekuestruar 303.800 (treqind e tremijë e tetëqind ) mijë lekë, 20.074 (njëzetmijë e shtatëdhjetë e katër) EURO, 1.005 (njëmijë e pesë) paund (GBP), 12.000(dymbëdhjetë) mijë dollarë, 2200 (dymijë e dyqindtë) franga. “Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për konfiskimin e pasurive të luajtshme si më poshtë: Automjete 6 copë; Aparate celulare 82 copë të markave të ndryshme; Laptop 6 copë. Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për konfiskimin e Vlerave Monetare si më poshtë: 303.800 (treqind e tremijë e tetëqind ) mijë lekë; 20.074 (njëzetmijë e shtatëdhjetë e katër) EURO; 1.005 (njëmijë e pesë) paund (GBP); 12.000(dymbëdhjetë) mijë dollarë; 2200 (dymijë e dyqindtë) franga. Janë miratuar nga prokurorët e posaçëm 30 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 3 vendime për lejimin e kryerjes së bisedave telefonike. Janë vënë në ekzekutim 3 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja gjyqësore; janë dërguar 7 letërporosi për ekzekutim autoriteteve të huaja. Janë mbajtur 4 takime koordinuese palë në marrëveshjet në kuadër të skuadrave të përbashkëta hetimore me autoritetet e huaja. Është dërguar dokumentacioni pranë Ministrisë së Drejtësisë me qëllim ekstradimin e 3 shtetasve shqiptarë nga jashtë vendit në Republikën e Shqipërisë. U është kthyer përgjigje e plotë 24 (njëzetë e katër) kërkesave për informacion brenda muajit Qershor 2022”, thuhet në njoftimin e SPAK.
ONM sherr me KPA
Nga ana tjetër Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar dje në detyrë gjyqtarin Gerd Hoxha. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 3 qershor 2021 konfirmimin në detyrë të Gerd Hoxhës, duke konstatuar se nuk ka probleme në tre shtyllat e verifikimit si ana profesionale, aspekti i pastërtisë së figurës dhe pasurisë. Por kjo nuk ka bindur vëzhguesit ndërkombëtar të ONM, të cilët kanë kërkuar sot ankimimin e vendimit përmes Komisionerit Publik. Por konfirmimi i Gerd Hoxhës u kundërshtua nga përfaqësuesi i ONM, Theo Jacobs, i cili teksa theksoi se drejtësia duhet të bazohet në fakte nënvizoi se kjo nuk është drejtësia që meritojnë shqiptarët e as Apeli. Po pavarësisht ndërhyrjes së tij, në seancën e Apelit nuk pati debate, pas deklaratës së tij gjyqtarja tha se vendimi ishte marrë. Në emër të shërbimit ndërkombëtar e kundërshtoj që ky vendim të ketë fuqi. Drejtësia është një gjë që shërbehet ky veprimet bazohen në fakte. Kolegji i Posaçëm i Apelit dhe shqiptarët meritojnë më tepër se ky vendim”, deklaroi Theo Jacobs.
ONM kërkoi shkarkimin e gjyqtarit Hoxha
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u paraqiti Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për gjyqtarin Gerd Hoxha. Komisioneri Publik, Darjel Sina u qëndroi të gjitha shkaqeve të ankimit, duke e konsideruar jo të plotë dhe në përputhje me provat, hetimin e kryer në shkallën e parë të vetingut. Ai e cilësoi vendimin e KPK të cenueshëm dhe kërkoi rivlerësimin e pasurive, hetimin e mëtejshëm të tyre si dhe rikryerjen e analizës financiare. Sipas ONM një apartament me sipërfaqe 125 m2 në Tiranë në vitin 2011, në bashkëpronësi me ish-bashkëshorten, subjekti ka deklaruar se ka paguar individualisht shumën 6.5 milionë lekë. Hoxha ka sqaruar se gjysma e apartamentit i është dhuruar ish-bashkëshortes nga pala shitëse, për shkak të marrëdhënies së posaçme mes tyre. Vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs vërejti se në vitin 2011 rezultonte një rivlerësim i apartamentit në shumën 23 milionë lekë. Sipas tij, dukej se pala shitëse i kishte dhuruar një vlerë 5 milionë lekë edhe vetë subjektit të rivlerësimit. Hoxha e kundërshtoi këtë konstatim duke theksuar faktin se nuk bënte pjesë në shkaqet e ngritura në ankimin e Komisionerit. Ai kundërshtoi edhe konstatimin se e kishte përdorur banesën përpara deklarimit. Si argument për këtë pretendim, Hoxha solli në vëmendje aktet e dorëzuara për marrjen e kredisë kur rezultonte se apartamenti kishte qenë i pabanueshëm.
Më të lexuarat


Reduktimi i energjisë elektrike/ Operatori i shpërndarjes njofton qytetarët me “SMS” për oraret kur do të ndërpritet furnizimi

Reshje të dendura shiu pushtojnë këtë qytet të vendit, boshatiset plazhi nga furtuna, rëndohet trafiku nga turistët që dynden për t’u larguar

“Fakte tronditëse”/ Partia e Lirisë publikon denoncime të rënda për inceneratorin e Fierit: Si u morën 3 kredi me pretekstin për pagat e punonjësve në kohë COVID-i

“Ndarja e tij është një humbje e madhe për të gjithë”/ Fakulteti i Ekonomisë jep lajmin e trishtë: Për pesë dekada Profesor në auditore dhe angazhim në pasurimin e aktivitetit akademik dhe shkencor

Çfarë po ndodh me Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin? Gjykata merr këtë vendim

“Mori para” me makinë kalimtarët te Liqeni Artificial në Tiranë, arrestohet 29-vjeçarja. Ja gjendja shëndetësore e tyre

“Më mori paratë dhe nuk mi ktheu më”/ Gruaja nga Tirana denoncon 60-vjeçarin, policia i vë prangat (DETAJE)

Zhduket pa asnjë gjurmë 16-vjeçarja në Tiranë, babai i saj ngre në këmbë policinë

‘Babai u bë një ëngjëll në parajsë’/ Shuhet një tjetër yll i kinematografisë shqiptare! E bija prek me mesazhin për babain që është një nga aktorët më të njohur të filmave

“Po pinë verë 40 mijë euro shishja...”/ Shpërthen Artan Fuga: Çfarë keqkuptimi!!! Mua më vjen keq për ta. Të vdesësh gazit nga...
