BREAKING NEWS

E papritur! Albin Kurti heq taksën 100% ndaj Serbisë

E papritur! Albin Kurti heq taksën 100% ndaj Serbisë
x

Aktualitet

SPAK çon në Gjykatën Kundër Krimit dosjen “339” për trafik droge, dërgon në gjyq grupin Avdyli (Zbardhet përmbajtja e dosjes)

SPAK çon në Gjykatën Kundër Krimit dosjen

SPAK ka dërguar dosjen në GJKKO për 25 të pandehur. Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar 300 mijë m2 tokë. Janë dërguar për hetim 63 të pandehur. Të pandehurit akuzohen për grup kriminal të trafikut të drogës. Janë sekuestruar hotele, apartamente dhe makina me vlerë 5 mln euro.  Dosja në GJKKO për Altin Avdylajn, JASIN Kala dhe Esat Mehmeti, Denis Llaftiu, Hajri Seferi, Orges Jahelezi, Ardit Gjyriqi, Hekuran Hoxha….etj. Të pandehurit akuzohen për trafik droge, grup të strukturuar kriminal, pastrim parash.

Njoftimi i plotë për Dosjen

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 17.01.2020 paraqiti në Gjykatëne Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykimin e procedimit penal Nr.29/1, të vitit 2019 (akte të transferuara për kompetencë nga procedimi penal Nr.339/2016 i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë) në ngarkim të pandehurve Astrit Balliu (alis Avdyli,Sulejmani), Altin Avdyli, Jasin Kala (alias Avdyli), Gjevi (alias Xhevahir) Ndoka, Esat Mehmeti, Petrit Sulejmani, Saimir Sulejmani, Hajri Seferi, Orges Jahelezi, Shkëlqim Avdyli, Denis Llaftiu, Saimir Gjepali, Mario (alias Edinjo) Zeqiri, Elton Shehaj, Fatos Llaftiu, Ardit Gjyriqi, Admir Hoxha, Hekuran Hoxha, Iskënder Sale(alias Mehmet Gjini), Xhemal Shala, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj, Vehbi Berushi, Mustaf Shuti, Anila Shuti, të akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’, në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet  283/a/1, 284/c, 28/4, 287/1 gërma ‘’b’’, 25, 333/a/1, 334/1, 283/2 të Kodit Penal. Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë ngritur akuza dhe dërguar për gjykim, edhe 38 të pandehur të tjerë, për të cilët vazhdon gjykimi. Deri tani në kuadër të këtij procedimi penal janë dërguar për gjykim gjithësej 63 të pandehur. Po kështu në kuadër të hetimeve të këtij procedimi janë sekuestruar deri tani me qëllim konfiskimin, pasuri të paluajtshme (truall në bregdet) me sipërfaqe 300.000 (treqind mijë) m2, e cila ka qënë pronë shtetërore e përfituar në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e grupit kriminal.  Gjithashtu janë sekuestruar hotele, apartamente, automjete, me një vlerë prej rreth 5.000.000 (pesëmilion) euro.Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë.ON…