
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

“SPAK i merr leje Ramës”/ Analisti i njohur zbulon tre arsyet pse ish-ministri Beqaj është më i mbrojtur nga kryeministri: Është i vetmi që …

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Nëntor 2023

Analisti, Andi Bushati ka folur lidhur me aferën e sterilizimit dhe dhënien e masës ‘detyrim paraqitje’ për ish-ministrin, Ilir Beqaj.
Në një intervistë televizive ai e krahasoi Beqajn me Saimir Tahirin, Arben Ahmetajn, Lefter Kokën, Vangjush Dakon e të tjerë.
Sipas Bushatit, Beqaj ka pasur më shumë mbështetje politike.
Analisti dha tre arsye që sipas tij tregojnë që ka një diferencim që Beqaj është më i mbrojtur dhe këta të tjerët janë lënë t’i hidhen, si mishi i vjetruar, urisë së prokurorëve.
“A ka pasur Ilir Beqaj më shumë mbrojtje politike se Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Lefter Koka, Vangjush Dako e të tjerë? Padyshim që ka pasur. Është i vetmi që kur u dha masa e prokurorisë ishte në detyrë. Në të gjitha rastet jemi mësuar se prokuroria i ka marrë leje Ramës, Rama i ka hequr nga detyrat dhe funksionet shtetërore, ndërsa Beqajn jo që e mbajti në agjensi por pak kohë më parë e bëri një nga negociatorët kryesorë me BE. Pra duket se ka pasur një mbështetje nga Rama. E dyta që vëmë re është se ata dy prokurorët e SPAK që çuan padinë e parë në gjykatë, e përjashtuan Beqajn nga padia dhe një nga ata prokurorët ishte ai prokurori që Rama kundër Juri Kim e mbështeste për tu bërë kryetar i SPAK.
E treta, a po hetohet për Ilir Beqajn, siç u hetua për Saimir Tahirin dhe Arben Ahmetajn, pra drejt pasurisë së personit? Deri tani nuk e kemi këtë. Të treja këto raste që përmenda duket se ka një diferencim që Beqaj është më i mbrojtur dhe këta të tjerët janë lënë ti hidhen si mishi i vjetruar urisë së prokurorëve. Dukemi qesharak në sytë e publikut nëse fillojmë garën nëse Edi Rama e do më shumë Beqajn apo pak më pak, ose urren pak më shumë Ahmetajn. Nqs do flasim për drejtësi, ne jemi një vend ku ministri dënohet për kanalizimin dhe drogëzimin e vendit, një vend ky dy ministra janë të burgosur për inceneratorët, ku koncesionet në shëndetësi kanë dalë një hajdutësi e madhe dhe Edi Rama nuk hetohet. Pra nuk kemi çështjen u privilegjua Beqaj dhe u godit Ahmetaj, këto janë lojëra oborri. Ne që s’kemi një drejtësi të drejtë dhe të pavarur është fakti që në të gjithë piramidën shtetërore vidhet dhe kreu i kësaj piramide del i pastër. Kjo e hedh poshtë këtë fabulën e drejtësisë së re.”, tha Bushati.
Më të lexuarat


Kuvendi Kombëtar i Berishës, reagon Salinaji: Opozita e ka jetike transformimin, korrigjimet janë të pamjaftueshme

Rezoluta e plotë e miratuar sot nga Kuvendi Kombëtar i PD-së

"Diku gabuam", mesazhi i Argita Malltezit në Kuvendin e PD-së: Këtë betejë duhet ta bëjmë për fëmijët

“Fytyra e qeverisjes sot është krimi i organizuar”, deputeti Noka në Kuvendin Kombëtar: Rama, çdo ditë e më shumë më i korruptuar dhe shtypës

Çfarë nuk u pa në Kuvendin e Foltores, ish-deputeti me... (Foto)

Nga Salianji, te Gjekmarkaj dhe Xhaferaj, kush ishin demokratët që munguan në Kuvendin Kombëtar të Berishës

“Mosbindja civile është betimi ynë”, Berisha me tone të forta: Kjo nuk është një betejë politike, por një luftë ekzistence

“Rama mbushi Parlamentin me kriminelë të veshur me kostumin e deputetit”, Berisha akuzon rëndë kryeministrin: Mori peng kreun e PD-së, por ia thyem ëndrrën për...

“Rama ka më shumë pushtet se Ramiz Alia”, Berisha: Refuzova bashkëpunimin me Ramën dhe sot kam një dhëndër të burgosur politik

Boçi tregon se sa delegatë janë në Kuvend dhe 3 propozimet që pritet të miratohen
