BREAKING NEWS

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që mund të përmbysë rezultatin në Shkodër

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që
x
BREAKING NEWS

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti që lë mandatin për t’u bërë kryebashkiak (Emri)

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti
x
BREAKING NEWS

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”, ish-deputeti plas deklaratën e fortë dhe bën denoncimin e bujshëm

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”,
x
BREAKING NEWS

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të policisë: Operacion i gabuar, ja çfarë duhej bërë

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të
x
BREAKING NEWS

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh detajet e forta nga atentati i Ylli Brahimit: Atentatorët bllokuan valët e kamerave

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh
x
BREAKING NEWS

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa reagon për korrupsionin e ish-agjentit: Ka përpjekje për të njollosur Edi Ramën në SHBA

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa
x
BREAKING NEWS

Analisti zbërthen lëvizjen e dyshimtë të Bashës: Po luan me mendjen e Berishës, në momentin...

Analisti zbërthen lëvizjen e dyshimtë të Bashës: Po
x
BREAKING NEWS

Ramës do t’i konfiskohen dhuratat nga FBI? Ish-deputeti zbardh detaje nga hetimi: Ja çfarë pritet të ndodhë

Ramës do t’i konfiskohen dhuratat nga FBI? Ish-deputeti zbardh detaje
x

Aktualitet

SPAK shton forcën goditëse ndaj paligjshmërisë, zbulon se po heton për korrupsion 15 persona, sekuestrohen 21 pasuri të paluajtshme dhe 11 subjekte tregtare

SPAK shton forcën goditëse ndaj paligjshmërisë, zbulon se po

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar ka publikuar dje raportin statistikorë për muajin nëntor 2022 për numrin e kallëzimeve penale dhe personave nën hetim. Sipas të dhënave që shkruhen në raport, këtë muaj janë shpallur nën hetim mbi 20 veta, gjithashtu janë proceduar penalisht edhe persona të tjerë të akuzuar për lidhje me krimin e organizuar apo korrupsionin. Në kuadër të ligjit antimafia është dhënë nga gjykata një vendim konfiskimi sipas të cilit, janë konfiskuar 16 pasuri të paluajtshme, 5 pasuri të luajtshme, 11 subjekte tregtare. Sipas SPAK, janë paraqitur gjithsej 12 kallëzime penale, Janë regjistruar 15 procedime penale, nga të cilët 3 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 12 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Janë kthyer 63 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre. Gjithashtu, është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e 2 shtetasve shqiptarë. Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 23 personave nën hetim. “Janë paraqitur 12 kallëzime penale, nga të cilat, për 4 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve. Janë regjistruar 15 procedime penale, nga të cilët 3 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 12 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Janë dërguar për gjykim 4 procedime penale me 15 persona të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 23 personave nën hetim. Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm, është dhënë nga Gjykata e Posaçme një (1) vendim themeli, janë deklaruar fajtorë 2 persona të pandehur. Në kuadër të ligjit antimafia është dhënë nga gjykata një (1) vendim konfiskimi sipas të cilit janë konfiskuar: 16 pasuri të paluajtshme, 5 pasuri të luajtshme. 11 subjekte tregtare, ndër të cilët: 4 subjekte tregtare të konfiskuara plotësisht dhe kuotat përkatëse për 7 subjektet e tjera tregtare”, thuhet në raport.

Konfiskimet e pasurive të paluajtshme

Në raport thuhet se janë nxjerrë 2 urdhra ekzekutimi për konfiskimin e pasurive të luajtshme. Po ashtu, deklarohet se është vënë në ekzekutim një letërporosi e ardhur nga autoritetet e huaja të drejtësisë.“Janë kthyer 63 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre. Janë ekzekutuar 5 vendime penale të formës së prerë; nga këto: 2 vendime kanë marrë formë të prerë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe 3 në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për 10 të dënuar. Janë nxjerrë 2 urdhra ekzekutimi për konfiski min e pasurive të luajtshme: Automjete: 4 copë, aparate celulare: 8 copë të markave të ndryshme. Janë miratuar nga prokurorët e posaçëm 25 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 4 vendime për lejimin e kryerjes së bisedave telefonike. Është vënë në ekzekutim një (1) letërporosi e ardhur nga autoritetet e huaja të drejtësisë, si dhe janë dërguar 7 letërporosi për ekzekutim pranë autoriteteve të huaja”, thuhet në raport.

Shpallja në kërkim ndërkombëtar e 2 shtetasve shqiptarë

Po ashtu, deklarohet se është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e 2 shtetasve shqiptarë. SPAK deklaron se në funksion të hetimeve të përbashkëta ka qenë e nevojshme zgjatja e afateve për një skuadër të përbashkët Hetimore.“Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e 2 shtetasve shqiptarë. Në funksion të hetimeve të përbashkëta ka qenë e nevojshme zgjatja e afateve për një (1) Skuadër të Përbashkët Hetimore, si dhe zgjerimi i një (1) Skuadre të Përbashkët Hetimore duke përfshirë si palë në marrëveshje edhe një anëtar tjetër nga autoritetet e huaja. Përsa i përket skuadrave të përbashkëta hetimore, në kuadër të procedimeve penale në hetim janë mbajtur 6 takime koordinuese me autoritetet e huaja, palë në këto marrëveshje nga të cilat, 3 takime janë zhvilluar jashtë vendit dhe 3 takime janë zhvilluar në Shqipëri”, thuhet në raport.

Më të lexuarat