BREAKING NEWS

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda
x

Aktualitet

“SPAK vendos sekuestrimin e pronave të biznesmenit Ylli Ndroqi”, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës

“SPAK vendos sekuestrimin e pronave të biznesmenit Ylli

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi sot se Gjykata ka pranuar kërkesën e saj për vënien nën sekuestro të pasurive të sipërmarrësit dhe pronarit të Radio-Televizionit ORA, Ylli i Ndroqi, I dyshuar të jetë i përfshirë në të kaluarën në trafik droge

Sipas njoftimit zyrtar, në vitin 1998, Ylli Ndroqi rezulton të jetë arrestuar në Turqi, nën emrin Xhemal Pasmaçiu, si pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, dhe se nga shkëmbimi i të dhënave me autoritetet turke është vërtetuar se bëhet fjalë për të njëjtin person.

Po ashtu njoftimi bën të ditur se në vitin 2006, Prokuroria e MIlanos në Itali ka lëshuar një urdhër arresti ndaj tij, pasi dyshohej si organizator i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë.

Në kuadër të ligjit antimafia, Prokuoria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e një numri të madh automjetesh, pronash, dhe aksionesh të zotëruara nga Ylli Ndroqi dhe familjarët e afërt me të, duke qenë se, sipas njoftimit, ekzistojnë dyshime se pasuritë e tij nuk justifikohen me të ardhurat e ligjshme.

Avokatët e tij thanë se bëhet fjalë për një sulm politik për shkak të një procesi gjyqësor me kryebashkaikun e Tiranës, Erjon Veliaj dhe njoftuan se do të ankimojnë vendimin e gjykatës./VOA

Më të lexuarat