
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

SPAK zbërthen mesazhet e “SKY”, arrestohet ish-drejtori i policisë Erzen Breçani, i biri dhe 7 efektivë, në pranga dhe një shef komisariati, shpallet në kërkim Ervin Mata, nga akuzat për drogë, vrasje dhe pastrim parash, te lidhje me bandat, zbardhet dosja “e zezë”

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Nëntor 2023

Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshoi ditën e djeshme 11 urdhër-arreste këtë të hënë për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal. Në kuadër të operacionit është arrestuar ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Babë e bir akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Po ashtu, është arrestuar edhe Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni. Ndaj këtij të fundit janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje. Mësohet se urdhër-arreste janë lëshuar edhe 7 punonjës dhe ish-punonjës të tjerë të policisë. Në kërkim në kuadër të këtij operacioni që duket se është faza e dytë e operacionit "Metamorfoza", është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018. Mbi 11 të dyshuarit për të cilët janë lëshuar urdhër arreste pas zbërthimit të mesazheve nga aplikacioni i koduar "SKY ECC" rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuat kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit. Mësohet se kemi të bëjmë me vijim të operacionit “Metamorfoza”, i cili solli arrestimin e biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe të disa efektivëve, të cilët kishin lidhje me bandat kriminale. Sërish këtë herë SPAK u ndihmua nga dekriptimi i bisedave në aplikacionin “SKY ECC”, aplikacion i përdorur nga bandat me shpresën se nuk përgjohet. Aty janë porositur vrasje dhe janë përmendur krime të ndryshme dhe falë dekriptimit që është bërë në bashkëpunim me aleatët, janë zbuluar shumë krime, teksa është treguar se si policia ka lidhje të forta me bandat. Po ashtu, në kuadër të këtij operacioni mësohet se në pranga është vënë edhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit.
Priten të tjera arrestime
Lidhur me këto zhvillime, eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa tha dje në një intervistë televizive se ky është vetëm fillimi. Softa tha se do të ketë edhe emra të tjerë të njohur të policisë së shteti, si funksionarë dhe ish-funksionarë që mund të arrestohen. Sipas Softës, prokuroria duhet të vërtetojë akuzat e ngritura pasi akuzat janë shumë të rënda, ndërsa mori një shembull për ish-drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçanin. “Është një server i ruajtur nga shteti francez. Zbërthimet kanë sjellë përgjime dhe zbardhje të ngjarjeve të ndryshme fatkeqësisht përfshihen dhe funksionarë të policisë së shtetit. Po flasim për një Metamorfoza 2. Operacioni ende në zhvillim e sipër, deri tani kemi dy emra të lakuar ish-nëndrejtori i policisë së Tiranë sapo ishte shefi i komisariatit nr.2 dhe ish shefi i krimin e në komisariatin nr.2 dhe aktualisht shef i krimeve në komisariatin nr.6. Akuzat janë të rënda. Breçani ka akuza të rena pasi ka qenë një nge njerëzit më profesionist të asaj fushe. I takon drejtësisë e cila duhet të japë prova dhe ti vërtetojë këto përgjime. Ky është vetëm fillimi do të kemi emra të njohur për njerëz që kanë qenë funksionarë dhe janë funksionarë. Do të jetë një periudhë ku do të kemi arrestime të bujshme me persona të njohur të policisë apo organeve ligjzbatuese. Janë operacione surprizë. Breçani ka pasur autoritet dhe ndihem i surprizuar për të. Këto aplikacione apo hetimi që ka bërë SPAK ka arritur në këtë përfundim. Flasim për grup të strukturuar”, tha Softa.
Nën hetim 56 efektivë policie
Nga ana tjetër gazetari Trashëgim Sokolaj teksa ka dhënë detaje lidhur me aksionin e SPAK, ku u arrestua ish drejtuesi i policisë, Erzen Breçani dhe 11 punonjës policie të akuzuar si të përfshirë në një grup kriminal tha se pas përgjimeve të mesazheve në aplikacionin 'Sky-Ecc' janë duke u hetuar 56 efektivë policie. “Është një proces hetimor që vazhdon. Kanë dalë në skenë disa emra personazhe jo vetëm të njohur, por edhe zyrtarë dhe ish zyrtarë të policisë së shtetit, të cilët nga komunikimet dhe bisedat e SPAK rezultojnë si të implikuar. Ka një numër efektivësh që kanë rezultuar të implikuar në aktivitet kriminal qoftë korrupsion si pasojë e zbardhjes së mesazheve që fillimisht janë përpunuar nga hetues belg dhe francez. Në varësi të aktivitetit ku kanë vepruar këta persona, këto mesazhe janë ndarë nga policia franceze dhe belge me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe disa shtete të tjera. Breçani, një oficer i spikatur në policinë e shtetit. Kemi Ervin Matën që është në kërkim prej disa vitesh. Bëhet fjalë për disa punonjës policie. Ky është degëzim i metamorfozën, nuk është vazhdim. Ka rreth 56 efektivë që janë duke u hetuar për shkak të këtyre mesazheve dhe komunikimeve që kanë pasur në platformat e kriptuara që përdoren për t’ju shmangur krimit. Ky është hetim jo i zakonshëm. Indiciet apo baza nga nisen hetuesit dhe prokurorët janë disa mesazhe që kuptohet siç po rezulton nga goditjet e SPAK janë mesazhe që shkëmbehen nga elementë të lartë të zbatimit të ligjit, si policë, prokurorë, apo persona me background kriminal. Provat e marra në aplikacione janë të paligjshme në aspektin procedurial për t’u përdorur”, tha gazetari.
Kush është Ervin Mata?
Ervin Mata njihet si pronari i një prej hoteleve që ndodhet në “Rrugën e Dibrës”, në Tiranë, hotel i cili në fakt sipas QKB-së rezulton i regjistruar në emër të babait të tij. Ky i fundit ka në pronësi, sipas informacioneve zyrtare edhe një kompani që merret me konstruksione metalike. Kurse në emrin e Matës sipas QKB-së rezulton i regjistruar vetëm një biznes që merret me tregtimin dhe servisin e pajisjeve kompjuterike dhe është në proces falimenti.
Historia Ervin Matës me Elvana Gjatën
Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata bëri të ditur për publikun se ishte fejuar me një biznesmen nga Tirana në vitin 2017. Gjithçka ndodhi në një ceremoni intime, ku dyshja zyrtarizuan lidhjen e tyre, atëkohë 2 vjeçare, pasi njiheshin që në vitin 2015. Por këngëtarja nuk e zbuloi kurrë identitetin e tij, deri në mbrëmjen e 4 tetorit, kur ndodhi edhe vrasja në zonën e ish-Bllokut. Mata përflitej se ishte një biznesmen i fuqishëm që mbulonte të gjitha shpenzimet e këngëtares.
Më të lexuarat


Goditën me mjet prerës një 20-vjeçar, e pësojnë keq dy vëllezërit në Kurbin (Emrat)

Megaoperacioni "Tempulli", Balla bën bilancin: Qindra të arrestuar dhe proceduar

Vrasja e Liridonës, nesër në gjykatë Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë

Pjesë e grupit të bandës ku u arrestua Breçani, kapet në Spanjë një tjetër person (EMRI)

“Rilindja, aleanca e qelbësirave të Kombit”, Berisha nga Kuvendi Kombëtar: Kjo ishte dekada e hakmarrjes së Edi Ramës, armikut të shqiptarëve, fill pas...

GJKKO i la në burg, biznesmeni Gjoka e zyrtarë të policisë kërkojnë lirinë në Gjykatën e Lartë

Mbushi çantën me euro dhe u nis drejt Shqipërisë, ‘kapet mat’ 46 vjeçari në Kakavijë

“Jam tronditur”, vrasja e Liridonës, reagon Fevziu: Naimi ishte i kulturuar, tentova t’i gjej numrin për …

Momenti kur “GLE”-ja e Kozak-ut shkrumbohet nga flakët (Video)

Vrasja e Liridona Murselit, reagon kreu i OSBE-së në Prishtinë: Thirrje zgjimi për të gjithë ne
