Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Spiun i Sigurimit”/ Eduart Zaloshnja padit gazetën dhe kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim

Postuar: 11/07/2018 - 18:20

Analisti Eduart Zaloshnja ka paditur gazetën Rilindja Demokratike, pas një shkrimi të botuar nga kjo media në datën 9 korrik. Në një komunikatë për mediat, Zaloshnja thotë se në një shkrim të botuar nga RD “të shkruajtur nga Arben Shahini, ka shpifur se kam qenë një spiun i hershëm i Sigurimt të Shtetit, dhe se jam një njeri i paguar nga paratë e krimit, për të publikuar sondazhe të porosituara nga Edi Rama”.

Për këtë shpifje, Zaloshnja shprhet se do të depozitoj një padi civile duke kërkaur 100 mijë euro dëmshpërblim.

Njoftimi i plotë:

Në një artikull të RD-së të datës 9 korrik, të shkruajtur nga Arben Shahini, ka shpifur se kam qenë një spiun i hershëm i Sigurimt të Shtetit, dhe se jam një njeri i paguar nga paratë e krimit, për të publikuar sondazhe të porosituara nga Edi Rama.

Për këto shpifje, do të depozitoj një padi civile për 100 mijë euro dëmshpërblim moral, si për autorin Arben Shahini, edhe për kryeredaktorin Bledi Kasmi. Ky i fundit kishte për detyrë të verifikonte shkrimin e Shahinit, para se ta botonte. Mjaftonte që ai të pyeste Berishën (i cili duhet t’i ketë fotokopjet e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit), dhe do të kishte marrë vesh se unë jo vetëm që s’kam qenë spiun i Sigurimit të Shtetit, por kam qenë i survejuar prej tij. Më tej, Kasmi, si kryeredaktor, duhej t’i kishte këruar gazetarit të tij fakte ose prova për financimin nga krimi të sondazheve të mija, të cilat, në fakt, kushtojnë fare pak, sepse i kryej në mënyrë elektronike.

Më vjen keq që do të padis në gjyq gazetën ku kam botuar artikujt e mij të parë, por , të paktën në këtë rast, ajo është bërë më shpifëse ndaj meje, seç ka qenë dikur Zëri i Popullit.

Shkrimi  që i referohet Zaloshnja botuar në RD

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/11/2018 - 20:31

Fillimi i kësaj jave, përkoi me 1 vjetorin e nisjes së operacionit kombëtar “Forca e ligjit”.I prezantuar me shumë bujë në kohën kur në Shqipëri shërbente ende ambasadori amerikan Donald Lu, task forcat e

Postuar: 12/11/2018 - 19:50

Një histori vërtet e dhimbshme ajo e Musa Baculit, 15-vjeçarit nga Shkodra, i cili vuan nga një s

Postuar: 12/11/2018 - 19:16

Zv/ ministri i Brendshëm Sandër Lleshi është duke zhvilluar një takim në Drejtorinë e Policisë së

Postuar: 12/11/2018 - 19:07

Javën që shkoi Parlamenti i Greqisë mbajti një 1 minutë heshtje për Kostandino Kaçifas me iniciat

Postuar: 12/11/2018 - 19:05

Një 83-vjeçar është përplasur për vdekje gjatë ditës së sotme në Cërrik.

Postuar: 12/11/2018 - 19:00

 Një gjykatë belge ka dënuar me 18 muaj burg një shqiptar, i cili aktualisht ndodhet në burg

Postuar: 12/11/2018 - 18:32

24 të arrestuarit e “Volvo 4”  dalin nesër në Gjykatën e Apelit.