
Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj, ndërkombëtarët marrin në patronazh gjurmimin e parave të korrupsionit dhe burgosjen e politikanëve

Sporti shqiptar në zi/ Baba i dy fëmijëve të mitur, ndahet parakohe nga jeta zyrtari i FSHF-së, Duka jep lajmin e hidhur: Është e vështirë të gjesh fjalët! (EMRI+FOTO)

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Dhjetor 2020
Një lajm i hidhur ka ardhur për botën e sportit shqiptar. Është ndarë nga jeta në një moshë shumë të re zyrtari i FSHF-së, Florian Shkreta.
Lajmin e hidhur të ndarjes së tij të parakohshme nga jeta e ka dhënë përmes një dedikimi prekës në rrjetet sociale, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.
Shkreta prej disa vitesh po punonte me futbollin e fëmijëve në projektin Grow për Zyrën Rajonale të FSHF në Tiranë.
Mwsohet se ai ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante dhe ka lënë pas dy fëmijë të mitur.
Postimi i plotë i Dukës:
Shumë i pikëlluar për lajmin e ndarjes nga jeta të Florian Shkretës. Flori ishte një nga bashkëpunëtorët më të vyer të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe punonte prej disa vitesh me futbollin e fëmijëve në projektin Grow për Zyrën Rajonale të FSHF në Tiranë.
Një njeri i përkushtuar, serioz në punë e që ka dhënë një kontribut të çmuar për fëmijët, të cilët ai i donte aq shumë. Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura në këto çaste. Largimi i tij i parakohshëm nga jeta na ka trishtuar shumë.
Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shkreta dhe të afërmve të tij. Familja jonë e futbollit do ta kujtojë gjithmonë me respekt e nderim Florianin. Qoftë i paharruar kujtimi yt!
Më të lexuarat


Dy emra i shtohen listës së atyre që kërkojnë një shans nga Reja, Balliu nga Spanja dhe Fili nga Rumania

Derbi Partizani-Tirana, Solomon del garant për fitoren e “demave”

ZYRTARE/ Caktohet dënimi për Messin, yllin e Barcelonës

Pësoi disfatë kundër Interit, Pirlo merr kritika të shumta nga legjendat e Juves, e sulmon edhe Del Piero

Jep dorëheqjen kreu i Ligës Profesioniste, Libohova, dyshohet se u përplas me Dukën

Agim Canaj: Bojkoti e realizoi misionin, rikthimi i Vllaznisë fitore e madhe për futbollin shqiptar

Milani s’heq dorë nga veteranët, zyrtarizon afrimin e Manxhukiç

Uzuni e Broja në top-formë, Manaj zhgënjen me Barçën B

Dhimitraq Xhambazi: Bojkoti solli probleme në kampionat kurse Kombëtarja e ka justifikuar veten

Gara presidenciale tek Barcelona fokusohet tek Mesi, Font premton kthimin e Ksavit në staf
