Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Stërviste dy djemtë e mitur si luftëtarë të ISIS, arrestohet në Krujë ish komando i rekrutuar nga Shteti Islamik

Postuar: 16/04/2019 - 07:32

Një tjetër rast i terrorizimit është goditur nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda. Një ish komando me prirje radikale islamike ishte vënë nën hetim nga krimet e rënda, pasi dyshohej se ishte rekrutuar nga ISIS. Grupi hetimor i drejtuar nga prokuror Eugen Beçi, prej dy vitesh survejonin ish komandon si person të dyshuar me prirje radikale dhe që nxiste urrejtje me qëllim kryerjen e veprave terroriste. Pas provave të mbledhura nga agjentët në terren dhe vëzhgimi i rrjeteve sociale të tij, mbrëmjen e së premtes Policia e Shtetit me urdhër të zyrës antiterror vuri në pranga 29-vjeçarin Erzen Uka. I dyshuari Uka ka qene ushtarak në misione në Irak dhe Afganistan, ku përgjatë dy viteve hetim ai ka shfaqur pritje ekstremiste. Sipas prokurorisë ish komandoja, i cili ka qenë me mision vendet e lindjes së mesme është person me rrezikshmëri të lartë dhe përgjatë hetimeve që janë bërë ndaj tij me metodat speciale të hetimit, ai ka shfaqur prirje ekstremiste. Edhe në rrjetet sociale, i riu publikon video, ku demonstrohet se si duhet të reagosh nga sulme të armatosura. Erzen Uka që prezantohet në rrjetet sociale me emrin Hamzah Uka është nën akuzë për stërvitje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste si edhe propagandë me qëllime terroriste. Burime nga Prokuroria për Krime të Rënda bëjnë me dije se ish komandoja kohët e fundit stërviste dy djemtë e tij të mitur, të cilët do ti dërgonte luftëtarë në Shtetin Islamik të ISIS. Ish komandoja Erzen Uka që prezantohet në rrjetet sociale me emrin Hamzah Uka është nën akuzë për stërvitje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste si edhe propagandë me qëllime terroriste. Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe departamenti i anti-terrorit thonë se ish-komando ka bërë publike në Facebook edhe flamujt e ISIS në vijim të përpjekjeve të tij për të bërë propagandë për organizatën terroriste. Sipas të njëjtave burime 29-vjeçari, është bërë pjesë e ISIS rreth 6 vite më parë kur u kthye nga misioni në Irak. Erzen Uka ka qenë person me precedent penal pasi ai është hetuar për dhunë në familje. Gjithashtu i riu nuk i ka mbyllur problemet me bashkëshorten pasi, nuk ka lejuar qe dy djemtë e tij t’i mbante e ëma edhe pse gjykata kishte urdhëruar dhënien e kujdestarisë të ëmës. Sipas prokurorisë ai i mbante ato me qëllim dërgimin në Siri, ku do luftonin përballë ISIS-it. Pritet që sot 29-vjeçari, të dalë përpara gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Arrestimi

Erzen Uka u arrestua mbrëmjen e së premtes rreth orën 20.00, nga ana e Specialistëve të Hetimit të Njësisë Rajonale Antiterrorizëm Tiranë në Drejtorinë e Antiterrorit. Pas dy viteve hetime me metoda speciale dhe mbledhjes së provave, u bë i mundur arrestimi i 29-vjeçarit. Uka prej dy vitesh që nga koha kur ishte kthyer nga misioni në Irak, ai ishte përkushtuar fesë dhe propagandës së prirjeve të tij radikale që ky shtetas ushtronte në rrjetet sociale. Në videot e publikuara në instagram dhe facebook që menaxhoheshin nga Uka, transmetoheshin mesazhe që myslimani është ushtar i Allahut dhe si i tillë duhet të përgatitet. Sipas policisë mësohet se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se është autor i veprave penale të “Stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit”, vepra penale të parashikuara nga nenet 232, 232/a dhe 278 paragrafi 2 të K. Penal, pasi në adresën e tij të Facebook ka publikuar, shpërndarë video dhe pamje filmike që nxisim dhe propagandojnë veprat penale me qëllime terroriste, ku gjatë kontrollit të banesës se tij u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale edhe fishekë luftarak të kalibrit 7.62 mm dhe 7.65 mm. Theksohet fakti se ky shtetas është proceduar më herët nga ana e Komisariatit të Policisë nr.4 Tiranë për veprat penale të “Dhunës në familje” dhe “Pengim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për dhënie në kujdestari të fëmijëve”. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës se tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi fishekësh luftarak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për veprat penale të “Stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 232, 232/a dhe 278/2 të Kodit Penal.

Elvis Myrta

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/06/2019 - 22:29

Në Elbasan edhe mbrëmjen e së shtunës  përpara drejtorisë së policisë qytetarë dhe mbështetës të opozitës kanë protestuar për lirimin e të arrestuarve.I pranishëm ishte edhe ish-deputeti, Luçiano Boçi, i cili par

Postuar: 15/06/2019 - 19:32

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Korçës, ku zhvilloi takimin elektoral

Postuar: 15/06/2019 - 16:15

Policia Rrugore e Durrësit ka nisur marrjen e masave për sezonin turistik, ndërsa ka apeluar për

Postuar: 15/06/2019 - 16:06

Gazetari Artan Hoxha me anë të një reagimi në Facebook ka reaguar pas sqarimit të ish kryeministr

Postuar: 15/06/2019 - 15:43

Të arsimuara si inxhiniere kimike dhe juriste, Viola Hoxha dhe Valentina Korbi do të kenë menduar

Postuar: 15/06/2019 - 13:01

12 Persona janë vënë në pranga dhe akuzohen të jenë pjesë e një grupi që transportonin drogë nga