Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Studentët dhunohen nga policia/ Pedagogët me deklaratë të fortë, kanë një thirrje për ndërkombëtarët

Postuar: 11/01/2019 - 22:41

Pas dhunës së ushtruar mbi studentët nga efektivët e policisë, në një deklaratë publike ka reaguar edhe Forumi për Lirinë Akademike.
 
“I bëjmë thirrje gjithë opinionit publik, kolegëve tanë që të solidarizohen me studentet në mbështetje të kauzës dhe qëndresës së tyre dinjitoze kundër dhunës policore. Gjithashtu i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar që të reagojë ndaj kësaj situate të paprecedentë.
 
Bëjmë me dije se nëse nuk ndalohen aktet e dhunës dhe presionit ndaj studentëve dhe nëse nuk ndëshkohen ushtruesit e kësaj dhune, ne pedagogët do të bëjmë thirrje për një grevë të përgjithshme të trupës akademike në mbrojtje të studentëve tanë”, thuhet në këtë deklaratë.
 
Deklaratë e plotë e Forumit për Liritë Akademike:
 
Forumi per Lirite Akademike po ndjek me shqetesim dhunen dhe presionin qe po ushtrohet ndaj studenteve nga forcat policore ne bashkepunim me administratoret qe po luajne rolin e komisareve politike sic e sanksionon ligji i arsimit te larte. Dje dhe sot, forca te shumta policore ne shkelje te hapur te ligjit kane hyre neper ambientet universitare duke dhunuar hapur studentet te cilet po ushtrojne te drejten e tyre kushtetuese duke protestuar per nje arsim cilesor si dhe per kushte me te mira jetese. Vete ministri i rendit dhe policia e shtetit permes veprimeve dhe deklaratave te tyre po krijojne nje situate terrori ne universitete, qe, me gjithe anomalite demokratike te ketyre 28 viteve demokraci nuk ka ekzistuar ndonjehere qe prej viteve 90. Madje, edhe gjate protestave te viteve 90, policia e diktatures nuk ka ushtruar kurre dhune brenda ambienteve universitare. Fatkeqesisht ne kete dhune te ushtruar ndaj studenteve nga forcat policore po marrin pjese edhe disa drejtues universitare te korruptuar te cilet shpresojne qe permes zellit per t’iu bashkengjtur dhunes policore ndaj studenteve te tyre te shpetojne lekuren dhe te ruajne privilegjet e veta. I bejme thirrje gjithe opinionit publik, kolegeve tane qe te solidarizohen me studentet ne mbeshtetje te kauzes dhe qendreses se tyre dinjitoze kunder dhunes policore. Gjithashtu i bejme thirrje faktorit nderkombetar qe te reagoje ndaj kesaj situate te paprecedent. Bejme me dije se nese nuk ndalohen aktet e dhunes dhe presionit ndaj studenteve dhe nese nuk ndeshkohen ushtruesit e kesaj dhune, ne pedagoget do te bejme thirrje per nje greve te pergjithshme te trupes akademike ne mbrojtje te studenteve tane.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/03/2019 - 18:40

"Active-Traveller" e cila është një faqe e njohur në Britani, i ka kushtuar një artikull vendit tonë.

Postuar: 19/03/2019 - 18:12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Laç pasi një makinë është përfshirë nga flakët ndërkohë që ka q

Postuar: 19/03/2019 - 18:03

 Në Elbasan është mbledhur Task Forca kundër kanabisit ditën e sotme.

Postuar: 19/03/2019 - 16:40

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka lënë në burg 4 nga 17 të arrestuarit për protestën e dhun

Postuar: 19/03/2019 - 14:50

Emisioni “Open” i gazetares Eni Vasili, mbrëmjen e djeshme u shoqërua me debate të fo

Postuar: 19/03/2019 - 13:38

Teksa këtë të martë u gjend në Portin e Durrësit, një grup të rinjsh  i opozitës e pritën